Gjykata merr vendimin, ish- presidenti dënohet me burg, ja sa vite do të vuajë ai…

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy u dënua këtë enjte me një vit burg nga një gjykatë në Paris, pasi u shpall fajtor për financim ilegal të fushatës elektorale në vitin 2012.

Sarkozy, tashmë 66 vjeç, nuk ka gjasa të shkojë në burg, pasi gjykatësi u shpreh gjatë dhënies së vendimit se ai mund ta vuante dënimin duke mbajtur një byzylyk elektronik në “Arrest shtëpiak”. Të 13-të bashkëpandehurit në dosjen e ish-presidentit janë shpallur gjithashtu fajtorë.


“Nicolas Sarkozy e dinte kufirin e shpenzimeve. Ai e dinte se nuk duhet ta tejkalonte atë”, tha gjykatësi.

Duke folur jashtë sallës së gjyqit ditën e sotme, avokati i Sarkozy Thierry Herzog deklaroi në një prononcim për media se vendimi do të apelohej.

Kujtojmë se kjo është çështja e dytë penale ku përfshihet Sarkozy. Në mars ai u dënua me tre vjet burgim për korrupsion dhe shitje me ndikim, dy prej të cilave u pezulluan. ish-presidenti 66-vjeçar ka apeluar gjithashtu dhe dënimin e marsit.