Gjykata liron nga qelia shkodranin dhe shokun e tij, në dhomën e një hoteli plagosën 27 vjeçarin…

Gjykata e Sarandës ka liruar nga qelia, dy personat të cilët u arrestuan për plagosjen me pistoletë të 27-vjeçarit, Tauland Beqiri ne 13 gusht ne Ksamil.

Për 28-vjecarin Edison Vyzaj dhe 24-vjecarin nga Sri Lanka, Makawitage Kalpa Chethiya Eishvajith Perera Ejiewrdana është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’.


Sipas policisë “arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në një dhomë hoteli në Ksamil, shtetasi Edison Vyzaj ka plagosur me armë zjarri shokun e tij, shtetasin Tauland Beqiri, ndërsa shtetasi Makawitage Perera ka fshehur armën e zjarrit pistoletë të përdorur në këtë ngjarje.

Gjithashtu, shtetasi i plagosur Tauland Beqiri, pasi është dërguar në spital, ka refuzuar të japë gjeneralitetet dhe të tregojë rrethanat e ngjarjes.

Sipas dosjes hetimore, Edison Vyzaj tregon se plagosja ndodhi nga pakujdesia dhe se nuk kishte në plan ta lëndonte shokun e tij të ngushtë. Autori i plagosjes, Edison Vyzaj ka treguar përpara hetuesve të gjithë kronologjinë e ngjarjes se si ai ka dashur t’i heqë pistoletën nga dora Tauland Beqirajt dhe gjatë tentativës, arma është shkrepur pa dashje.

Ndërkohe zbutje të masës së sigurimit nga “Arrest në shtëpi” në një masë më të lehte ka kërkuar edhe Tauland Beqiri, që pritet të shqyrtohet nga Gjykata.