Skip to content
15 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Gjykata Kushtetuese rrëzon Dhomën e Avokatisë dhe “Helsinkin”, mbetet në fuqi harta e re gjyqësore…

ShkodraWeb 27 December, 2023
gjykata kushtetuese 2023

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në datat 17.10.2023, 08.11.2023, 14.11.2023 dhe 07.12.2023, mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen nr. 1 (Dh) 2023 të Regjistrit Themeltar, me kërkues Dhomën e Avokatisë së Shqipërisë dhe Komitetin Shqiptar të Helsinkit, me objekt: “Shfuqizimi i VKM-së nr. 495, datë 21.07.2022 “Për riorganizimin e rretheve gjyqësore dhe kompetencave tokësore të gjykatave”, si e papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë .”.

Gjykata Kushtetuese, e mbledhur sot, më 27.12.2023, pasi mori në shqyrtim kërkesën dhe pretendimet e parashtruara nga kërkuesit, si edhe prapësimet e subjekteve të interesuara, Këshillit të Ministrave, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm, me shumicë votash, vendosi: Rrëzimin e kërkesës.

Në lidhje me pretendimin për cenimin e lirisë së veprimtarisë ekonomike, Gjykata, pasi e vlerësoi atë në këndvështrim të neneve 11 dhe 17 të Kushtetutës arriti në përfundimin se edhe pse ka kufizim të kësaj lirie, ai respekton kriterin kushtetues të proporcionalitetit të ndërhyrjes.

Për sa i përket pretendimit tjetër për cenimin e parimit të barazisë para ligjit, Gjykata, në këndvështrim të përmbajtjes së neneve 11 dhe 18 të Kushtetutës, vlerësoi se edhe pse akti i kundërshtuar ka sjellë një diferencim, në rastin konkret ekziston një përligjje e arsyeshme dhe objektive.

Edhe në lidhje me pretendimin për cenimin e së drejtës së aksesit të individit në gjykatë, e parë në këndvështrim të përmbajtjes së neneve 42 dhe 17 të Kushtetutës, Gjykata konstatoi se ka kufizim, por kjo ndërhyrje nuk cenon parimin e proporcionalitetit. Në balancimin e interesit publik në raport me të drejtën e aksesit të individit Gjykata nuk konstatoi pasoja të tilla që e bëjnë të pamundur në thelb ushtrimin e kësaj të drejte.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – “Ekipi më i mirë i 2023”, mësuesit e gjimnazit “28 Nëntori” të Shkodrës marrin vlerësim makismal nga Ministria e Arsimit
Artikull pasardhës: EMRI – Autobusi përplaset me autoambulancën në tunel në Itali, humbin jetën 4 persona, edhe mjeku shqiptar 40- vjeç

TË FUNDIT

cun lajci shkoder 2026

“Xhaxhi Enver ka me e marrë n’gji Kosovën”, aktori Çun Lajçi tregon ndodhinë në Shkodër në 1978 me bukën…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
full hd.03_24_21_24.Still045

VIDEO – Lirimi i hapësirave publike në qytetin e Shkodrës, aksioni vijon në bulevardin “Zogu i Parë”…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
full hd.03_14_51_19.Still044

VIDEO – Bashkia Shkodër vijon ndërgjegjësimin kundër shfrytëzimit të fëmijëve për të lypur në rrugë…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • “Xhaxhi Enver ka me e marrë n’gji Kosovën”, aktori Çun Lajçi tregon ndodhinë në Shkodër në 1978 me bukën… 14 April, 2026
  • VIDEO – Lirimi i hapësirave publike në qytetin e Shkodrës, aksioni vijon në bulevardin “Zogu i Parë”… 14 April, 2026
  • VIDEO – Bashkia Shkodër vijon ndërgjegjësimin kundër shfrytëzimit të fëmijëve për të lypur në rrugë… 14 April, 2026
  • Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe… 14 April, 2026
  • FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare… 14 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan… 13 April, 2026
  • IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…! 13 April, 2026
  • VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…! 13 April, 2026
  • 50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri 13 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

cun lajci shkoder 2026

“Xhaxhi Enver ka me e marrë n’gji Kosovën”, aktori Çun Lajçi tregon ndodhinë në Shkodër në 1978 me bukën…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
full hd.03_24_21_24.Still045

VIDEO – Lirimi i hapësirave publike në qytetin e Shkodrës, aksioni vijon në bulevardin “Zogu i Parë”…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
full hd.03_14_51_19.Still044

VIDEO – Bashkia Shkodër vijon ndërgjegjësimin kundër shfrytëzimit të fëmijëve për të lypur në rrugë…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
arrest shkoderrrr 2026

Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.