Skip to content
10 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Gjykata Kushtetuese nuk është marrë me themelin e çeshtjes”, Presidenti Meta komenton vendimin për “30 qershorin”

ShkodraWeb 2 December, 2021
meta xhafo 30 qershori

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Meta deklaroi se nuk e ka lexuar ende dhe se lajmet e shpërndara me urgjencë nuk e impresionojnë. Ndërkohë që tha se pas leximit me vëmendje do të bëjë publik qëndrimin e tij.

Presidenti Ilir Meta: Nuk e kam lexuar ende vendimin e zbardhur të Gjykatës Kushtetuese, sepse lajmet e shpërndara me urgjencë nuk më impresionojnë. Vendimin e zbardhur do ta shoh më shumë vemendje dhe me pas do bej publik me shume pergjegjesi qendrimin tim. Nuk ka nevojë fare të angazhohet presidenti për këtë cështje nëse kjo është kuptuar që zgjedhjet e 30 qershorit ishin të ligjshme, kushtetuese, nuk kanë nevojë të bëhen me dekret të presidentin.

Aty e kanë Parlamentin të shpallin zgjedhjet në këto 6 bashki. A i pengova unë të bëjnë zgjedhje në 30 qershor pa dekret? Unë prap si pengoj, asnjëherë nuk i kam penguar. Nga leximi që ne do i bëjmë me vëmendje vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ne do jemi të detyruar të themi ky është një detyrim që presidenti duhet ta bëjë, ose kemi instrumenta të tjerë. Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut thotë që qytetarët duhet të kenë të drejtë të zgjedhin, dhe për këtë janë dënuar vende të ndryshme me një kandidat.

Do të ketë një qëndrim zyrtar për të gjithë aktorët institucionalë në vend. Parlamentin Gjykatën Kushtetuese dhe për forcat politike. Nëse do jetë e nevojshme, do vendosim dhe gjykata të tjera.Ju kujtoj se nuk jam politikan si ata që shmangen me procedure, por jam i themelit, shumë zyrtar dhe institucional, qe nuk i shmangem pergjegjesive shteterore. Nuk kam nisur ta lexojë, do e filloj kur ta shoh me firmë dhe vulë. Kemi patur një mosmarrëveshje Kushtetuese.

Prandaj duhej të ishte përfshirë Gjykata Kushtetuese më parë. Këtë çështje duhet ta zgjidhë Gjykata Kushtetuese. Këto teknikalitete që e ka bërë padinë një shoqatë ose një tjetër, janë gjëra të tjera. Gjykata Kushtetuese që kur i është drejtuar Komisionit të Venecias, është që nuk ka dashur të marrë përgjegjësinë për një vendim të tillë. Gjykata Kushtetuese nuk ka dashur të marrë përgjegjësi më vendimin për zgjedhjet vendore sepse ajo nuk është marrë më themelin e çështjes. Dekretet e Presidentit nuk janë atakuar nga asnjë Gjykatë, këtë e thotë qartë raporti i OSBE/ODHIR për zgjedhjet vendore.

Për zgjedhjet në 6 Bashki, Presidenti nuk ka pas asnjë kërkese zyrtare, për zhvillimin zgjedhjeve vendore. Gjykata Kushtetuese nuk ka dashur të marrë përgjegjësi më vendimin për zgjedhjet vendore sepse ajo nuk është marrë më themelin e çështjes.Presidenti i Republikës, do që vendi të ketë një Gjykatë Kushtetuese të pakontrollueshme nga politika të paanshme dhe me integritet. Të gjithë e dimë përpjekjen e politikës për të kapur këtë Gjykatë, me të gjitha format.

KLIKONI LINKUN PËR TË LEXUAR VENDIMIN E PLOTË TË GJYKATËS KUSHTETUESE PËR “30 QERSHORIN”

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Largimi i Ben Blushit nga Top Channel, reagon presidentja Vjollca Hoxha dhe tregon kush do ta drejtojë këtë media
Artikull pasardhës: FOTOLAJM – “Nuk e kam takuar kurrë”, publikohen për herë të parë fotot e Sali Berishës në shtëpinë e Enver Hoxhës

TË FUNDIT

kreret e uck 2026

45 vite për secilin, Gjykata Speciale e Kosovës kërkon 180 vite burg për ish- krerët e UÇK- së në Hagë…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
belinda komisioni europian 2026

“Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
bllokim qarkullim zdrale 2026

Zona e Zdrales u kthye në pedonale, bllokohet qarkullimi i mjeteve motorike në dy orare gjatë ditës…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • 45 vite për secilin, Gjykata Speciale e Kosovës kërkon 180 vite burg për ish- krerët e UÇK- së në Hagë… 9 February, 2026
  • “Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun… 9 February, 2026
  • Zona e Zdrales u kthye në pedonale, bllokohet qarkullimi i mjeteve motorike në dy orare gjatë ditës… 9 February, 2026
  • VIDEO – Starton në Shkodër “Java e Karnevaleve”, aktivitete festive për të gjitha moshat… 9 February, 2026
  • NGA BESMIRA LEKAJ – Lezha është kthyer efektivisht në një makth të gjallë për të jetuar…! 9 February, 2026
  • FOTO – “Realitet i papranueshëm që nuk do të tolerohet më”, dëmtimi i investimeve publike, Benet Beci jep ultimatumin 9 February, 2026
  • “Grupi i PS do ta zgjidhë përmes ndërhyrjes në legjislacion”, çeshtja “Balluku”, paralajmëron kryeministri Rama 9 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 9 shkurt 2026… 9 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 9 shkurt 2026… 9 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 9 shkurt 2026… 9 February, 2026
  • “Më goditën pas koke!”, u dhunua në Vlorë, flet avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më qëlloi! 8 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 8 shkurt 2026… 8 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

kreret e uck 2026

45 vite për secilin, Gjykata Speciale e Kosovës kërkon 180 vite burg për ish- krerët e UÇK- së në Hagë…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
belinda komisioni europian 2026

“Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
bllokim qarkullim zdrale 2026

Zona e Zdrales u kthye në pedonale, bllokohet qarkullimi i mjeteve motorike në dy orare gjatë ditës…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
karnevale shkoder 2026

VIDEO – Starton në Shkodër “Java e Karnevaleve”, aktivitete festive për të gjitha moshat…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.