
“Togat e zeza” refuzojnë përsëri prokurorinë në Gjykatën e Shkodrës. Pas vënies në pranga me bujë nga SHÇBA-ja, janë dërguar në shtëpi personat e kapur në Velipojë për favorizim të ndërtimeve pa leje. Kokretisht, gjykata nga “arrest me burg” ka dërguar në “arrest shtëpie”dy punonjësit e policisë dje inspektori i INUV Shkodër. Përparim Zenuni, Ruzhdi Bajrakurti- të dy policë dhe Riza Keqi inspektor i INUV Shkodër, dolën para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë. Këta persona, i kanë mohuar akuzat para gjyqtares Izabele Radovani.
Nuk është rasti i parë që prokuroria godet me bujë funksionarë të pushtetit lokal apo të institucioneve të varësisë qendrore dhe gjykata lehtëson pozitat e tyre juridike, ndryshe nga sa kërkon apo vepron në fillim organi i akuzës.