![cekicGjykate](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2017/10/cekicGjykate.jpg?x67299)
Gjykata e Shkallës së parë në Shkodër ka liruar, grupin e te arrestuarve per shperndarjen e heroines ne qytet. Operacioni i koduar “Bahcalleku”, ku ranë në prangat e policisë 6 shtetas, në 24 orë aksion nuk ka qendruar me shume se 48 orë në qeli.
Te arrestuarit kane dale para gjykates së Shkodrës ku janë njohur me masen e sigurisë, ku trupi gjykues ka vendosur të mos jenë të ashpër në masën nadj tyre duke i lënë në arrest në shtëpi, për 3 nga të arrestuarit Denis Shema, Romina M. dhe Anri Papaligori
Nderkohe që të arrestuarit te tjerë janë në lënë në masën e sigurisë detyrim paraqitje. Aksioni “Bahcalleku”, u konsiderua si nje sukses i radhës i policisë së shkodrës në kuadër të luftës kundër narkotikeve, nderkohe që gjykata sic jo rrallë herë ndodh, nxjerr këto aksione si tullumbace të shfryra të luftës ndaj krimit, duke i ridhënë lirinë të arrestuarve. /StarPlus/