Eduard Kësolla, i arrestuari për vrasjen e Prekë Tonajt në Shkodër është lënë në burg. Bëhet me dije se Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër caktoi masën e sigurisë arrest me burg me afat 35 ditë për të Kësollën.
Në seancën gjyqësore këtë të mërkurë, Kësolla ka heshtur ndërsa ka folur vetëm avokati i tij. Ky i fundit ka kërkuar që të sillen prova që implikojnë 30-vjeçarin në vrasje.
Mbrojtja ka këkuar një masë më të lehtë sigurie pasi sipas tyre, nuk ka asnjë provë që e lidh 30-vjeçarin me ekzekutimin e ish-punonjësit të ujësjellësit.
Krimi i rëndë u shënua mbrëmjen e së dielës (13 shkurt) në fshatin Grudë e Re në Shkodër. 47-vjeçari ishte duke pirë kafe në një prej lokaleve, ku një person i maskuar ka hyrë brenda dhe e ka qëlluar me kallashnikov.
Përpara se ta qëllonte, autori u bëri thirrje klientëve në lokal që të mos lëviznin, teksa i është drejtuar Prekë Tonajt se “a e di se na ke borxh”.