
Ish- gjyqtari shkodran Admir Thanza, shpallet i pafajshëm edhe nga Gjykata e Lartë. Kjo gjykatë, rrëzoi rekursin e prokurorisë për ish- gjyqtarin e lartë Admir Thanza dhe la në fuqi vendimin e apelit që e ka shpallur të pafajshëm.
Mësohet se vendimi u dha nga kolegji penal i Gjykatës së Lartë . Ish- gjyqtari Thanza u vu nën hetim dhe më pas u dënua për falsifikim me arsyetimin se nuk kishte respektuar ligjin e dekriminalizimit.
Por Gjykata e Apelit nuk e gjeti të provuar këtë vendim dhe në 2022 e shpalli të pafajshëm, duke hedhur poshtë hetimet e akuzës. Vendimi i pafajësisë u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë që çmoi të pafajshëm ish- gjyqtarin që u hetua për mosdeklarim të një vendimi të gjykatës italiane.
LEXONI EDHE MË SHUMË PËR KËTË ÇESHTJE: Ish- gjykatësi shkodran merr pafajësinë, Admir Thanza lirohet nga akuzat për fshehje dënimi për vjedhje…




