
Ish- drejtori i përgjithshëm i RTSH- së Thoma Gëllçi është rikthyer në liri prej disa kohësh, pasi vuajti dënimin për akuzat për abuzime me fondet me vlerë rreth 1 milion USD.
Megjithatë, ai ka vijuar betejën ligjore për pafajësi, duke ankimuar vendimin e Shkallës së Parë në Gjykatën e Apelit të GJKKO. Ditën e sotme, kjo gjykatë ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke e cilësuar të drejtë dënimin me 1 vit e katër muaj heqje lirie.
Thoma Gëllçi, përmes avokatëve të tij, e ka bërë të qartë se do të vijojë të kërkojë pafajësinë e tij në të gjitha nivelet e gjykimit. Pas Apelit të GJKKO, mbetet vetëm Gjykata e Lartë, teksa për çeshtje ligjshmërie të procesit apo shkelje të të drejtave të tij, ai mund ti drejtohet edhe Gjykatës Kushtetuese.
Pas ezaurimit të sistemit të drejtësisë në vend, rruga e fundit mbetet Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut, e cila kërkon edhe një kohë më të gjatë për tu shprehur për kerkesa të ngjashme.