
Gjykata e Apelit e Kosovës e ka refuzuar kërkesën e avokatit mbrojtës të Albin Kurti, kundër vendimit për caktimin e masës së sigurisë me një muaj paraburgim, vendim i dhënë nga Gjykata Themelore.
Albin Kurti akuzohet për veprën penale “ Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” si dhe “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”.
Sipas mediave në Kosovë, trupi gjykaues prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate është shprehur se pretendimiet ankimore të mbrojtjes janë të pabazuar. Gjithashtu bëhet me dije se Albin Kurti dhe Donika Kadaj- Bujupi, më 26.11.2017 kanë shkelur masën e arrestiti shtëpiak të caktuar nga Gjykata e Apelit më 25.11.2017.
Sipas Gjykatës së Apelit, gjykata e shkallës së parë ka vepruar drejt, ku të akuzuarve u ka caktuar masën e paraburgimit.
Deputetët u arrestuan, pasi refuzuan të merrnin pjesë në seancën gjyqësore për rastin kur hodhën gazin lotsjellës në Kuvend vitin e kaluar.