Skip to content
23 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Gjykata e Apelit jep vendimin për Izet Haxhinë, në shkallën e parë u dënua me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit

ShkodraWeb 31 October, 2022
izet haxhia gjykate

Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë , ka zhvillua gjykimin lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale Izet Haxhia, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese”, parashikuar nga neni 79/c i K.Penal te kohes kur eshte kryer vrasja (vrasjes se fununksionareve publik sot-neni 79/a) per vrasjen e deputetit Azem Hajdari ne vitin 1998, “Vrasjes me paramendim”, kryer ne bashkepunim te B.C, ish truproje e deputetit Azem Hajdari me date 12.09.1998, parashikuar nga neni 78/1-25 te K.Penal; Vrasjes me paramendim, kryer ne bashkepunim, mbetur ne tentative te Z.N, ish truproje e deputetit Azem Hajdari me date 12.09.1998, parashikuar nga neni 78/1-25 te K.Penal.

Mbi bazën e kërkesës së të dënuarit Izet Haxhia, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë , me vendimin Nr. 520 Akti, datë 21.06.2018 ka vendosur:

Pranimin e kërkesës.

Rivendosjen në afat të së drejtës së ankimit, të kërkuesit Izet Haxhia, për vendimin nr. 316 datë 29.04.2002 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirnaë, lënë në fuqi me vendimin nr. 351 datë 09.07.2002 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë pasi shqyrtoi ankimin nga i pandehuri Izet Haxhia, me vendimin Nr. 387, datë 18.03.2019 vendosi:

Prishjen e vendimit nr. 316, datë 29.04.2002, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndaj të pandehurit Izet Haxhia dhe kthimin e akteve për gjykim, një kolegji tjetër pranë asaj gjykate.

Në përfundim të rigjykimit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 314, datë 11.02.2022 ka vendosur:

– Deklarimin fajtor te te pandehurit Izet Haxhia per kryerjen e vepres penale të “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të nenit 78/2 e 25 të K.P denimin e tij me 21 (njëzet e nje) vjet burgim.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila kërkoi:

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Izet Haxhia për kryerjen e veprës penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, parashikuar nga neni 79/c I K.Penal të kohës kur është kryer vrasja vrasjes se fununksionareve publik sot-neni 79/a) per vrasjen e deputetit Azem Hajdari ne vitin 1998 dhe dënimin e tij me 22 (njëzet e dy) vjet burgim.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit Izet Haxhia për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, kryer ne bashkepunim te B.C, ish truproje e deputetit Azem Hajdari me date 12.09.1998, parashikuar nga neni 78/1-25 te K.Penal, dhe dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Izet Haxhia për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, kryer ne bashkepunim, mbetur ne tentative te Z.N, ish truproje e deputetit Azem Hajdari me date 12.09.1998, parashikuar nga neni 78/1-25 te K.Penal dhe dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Bazuar në nenin 55 të K.P, kërkojm përfundimisht që ndaj këtij të pandehuri, ta caktohet një dënim i vetëm prej 25 (njëzet e pesë) vjet burgim i nxjerrë nga dënimi më i rëndë i shtuar.

Gjithashtu, mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri Izet Haxhia, i cili kërkoi prishjen e vendimit dhe kthimin e cështjes për rigjykim me një tjetër trup gjykues për shkelje të rënda të rregullave proceduriale të gjykimit ose në alternativë deklarimin e pafajshëm.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Marsela Dervishi dhe anëtarë znj. Alma Ahmeti dhe znj. Ornela Naqellari, me vendimin nr. 1045, datë 31.10.2022 vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 314 datë 11.02.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – Operacioni “Qarku” i RENEA- s dhe FNSH- së në Shkodër, arrestohet tre persona në lagjen Kiras…
Artikull pasardhës: Nxorri për mediat shkresën për ekstradimin e Ibrahim Licit, procedohet penalisht sekretarja e Prokurorisë Shkodër

TË FUNDIT

arrest 2026

VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
spitali koplik 0

Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi 23 January, 2026
  • Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet… 23 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • EMRI – Humb jetën në aksidentin fatal në Itali, 20- vjeçari me origjinë nga Shqipëria… 23 January, 2026
  • EMRAT – Kush ishin zyrtarët e grupit të WhatsApp-it ku shpërndaheshin materialet e hakeruara nga SPAK 22 January, 2026
  • Tifozët presin përforcime nga merkato, por Vllaznia rinovon me mbrojtësin e saj aktual deri në 2028- ën… 22 January, 2026
  • Qumështi formulë për foshnjat me prani bakteri, AKU heq nga tregu produktin “NAN 1 OPTIPRO” 22 January, 2026
  • Miratohet në parlament pjesëmarrja e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” me 113 vota pro… 22 January, 2026
  • Çeshtja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese dëgjon palët, data dhe ora e shpalljes së vendimit do të njoftohen 22 January, 2026
  • VIDEO – “Paketa e maleve”, deri tani kanë shprehur interes përmes aplikimit 670 subjekte të ndyshme 22 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

arrest 2026

VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
spitali koplik 0

Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.