Skip to content
23 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Gjon Shllaku, shkodrani fisnik i përkthimit, shpirti i bukur që e stolisi shqipen me yjet e përjetsisë…

ShkodraWeb 30 September, 2025
gjon shllaku 2025

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkthimit, përkulem me nderim para figurës së një prej më të mëdhenjve të shqipërimit, fisnikut shkodran Gjon Shllaku. Ai nuk ishte thjesht përkthyes, por një misionar i gjuhës, që e deshi shqipen me tërë qenien dhe e lartoi në rrafshin e gjuhëve të mëdha të botës. Përmes punës së tij, u dha jetë prej së tijes dhjetëra kryevepra botërore, u mëkoi frymë në shqip, në këtë gjuhë të perëndishme, duke dëshmuar se gjuha jonë është e aftë të këndojë në të njëjtat lartësi me Homerin, Shekspirin, Virgjilin apo Hygo-in. Shpirti i tij i bukur dhe vullneti i begatuar në një mirësi dhe përkushtim të pafund, e stolisi me vezullimin e pashuar të kumtit krijues të botës, shqipen, këtë këndimtare epike, ardhur nga thellësia e kohës për të hyjnuar arbërit me dritën e pashuar të komunikimit.

Sot në Ditën e Përkthimit, marr leje çdonjërin nga ju, të sjell në kujtesë dhe t’i përulemi me nderim dhe mirënjohje, një prej të mëdhenjve të shqipërimit, fisnikut shkodran, Gjon Shllaku, ai i cili bëri të mundur të këndojë shqip një nga monumentet botërore të letërsisë klasike, Iliadën. Jo më pak obligues për vlerësim, kësaj dite të përkthimit, jam edhe për një aradhe të gjatë dishepujsh të hyjnisë së gjuhës, por Gjon Shllakun e sjell, nisur edhe nga fakti se e kam njohur, intervistuar dhe fotografuar. Një burrë i ditur dhe i përulur si ai. Një i përkushtuar me mish e me shpirt për atë që ai ka besuar, misionin e madh të lartësimit të shqipes në kreshtat rrokaqiellse të kryeveprave. E deshi shqipen dhe e latoi këtë gjuhë duke shndërruar atë në një gjuhë të madhe, në një gjuhë që fliste me legjendarët dhe i kumtonte botës se ajo meriton të jetë gjuhë që flisnin; Homeri, Virgjili, Sofokliu, Euripidi, Eskili, Lukreci, Ovidi, Shekspiri, Shatobrian, Korneji, Hygoi, Rasini, Alfred De Muse, La Martini, Shatobrianin, Bomarshe, Papa Gjon Pali II.

Ai ishte një ndër mjeshtrat e këtij zanati, përktheu pjesë nga “De rerum natura” e Lukrecit dhe nga “Eneida” e Virgjilit, kur ishte ende në Seminar. Në moshën 16-vjeçare përktheu të plotë “Gjeorgjikat” e Virgjilit. 17 vjeç ishte kur përkthen Ben Hur-in e Lju Uallasit. Përktheu tekste biblike nga greqishtja e vjetër, “Punët e Apostujve” dhe “Apokalipsi”. Në vitin 1965 shqipëron “Iliadën” në gegnisht që ribotua në standard më 1979, me 1995 boton shqipërimin e shtatë tragjedive të Sofokliut – përkthim që në kohë të regjimit nuk iu pranua nga Akademia, me “Kangët e Rolandit” (bot. më 2003) dhe “Le Cid” të Kornejit. Dy muaj përpara vdekjes mbaroi hartimin e “Fjalorit latinisht-shqip” të nisur prej shumë vitesh me afërsisht 65.000 fjalë. Ka lënë të pa përfunduar “Fjalorin greqisht-shqip” me rreth 18.000 fjalë.

Një “shenjtor” që përjetoi kaluarin dhe nuk u nënshtrua zezonës komuniste duke e sfiduar përmes dijes dhe dritës, mirësisë dhe shërbesës. Ai zotëronte 18 gjuhë të huaja dhe skaliti me shpirt dhe zell një shqipe të kulluar.

Ishte 22 vjeç kur e arrestuan dhe e dënuan me 101 vite burg. Pastaj djersa e tij e ndershme la gjurmë në betonin e fushës së aviacionit në Rinas, te Ura Vajgurore, në tharje kënetash, në Burrel, në thyerje gurësh… Dhe del nga burgu në vitin 1957, në moshën 34-vjeçare, me një pasaportë ndryshe nga të tjerët, ku shkëlqenin për t’u mos u venitur kurrë duke shkëlqyer në 18 gjuhë të huaja….

Koha, por më shumë se ajo, harrimi, rreken ta venitë dritën e këtij shpërthimi dielli dhe mirësie, por nuk do të mund t’ia dalin, sepse ai e blatoi shpirtin e tij në një kreshtë të lartë veprimtarie si përkthyes dhe si krijues. Ai la në themelet e shqipes vepra të mëdha dhe së bashku me ta, shënjoi një kulmim të këndimit të gjuhës tonë në zërin e gjëmimshëm të kryeveprave botërore. /Nga Albert VATAJ, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Apeli dënon me 12 vite burg Francesco Becchetti, i fitoi mbi 100 mln euro Shqipërisë në Arbitrazh…
Artikull pasardhës: Gjyqtarja shkodrane përfundimisht jashtë radhëve të “Drejtësisë së re”, KPA merr vendim për Izabela Radovanin

TË FUNDIT

arrest 2026

VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
spitali koplik 0

Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi 23 January, 2026
  • Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet… 23 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • EMRI – Humb jetën në aksidentin fatal në Itali, 20- vjeçari me origjinë nga Shqipëria… 23 January, 2026
  • EMRAT – Kush ishin zyrtarët e grupit të WhatsApp-it ku shpërndaheshin materialet e hakeruara nga SPAK 22 January, 2026
  • Tifozët presin përforcime nga merkato, por Vllaznia rinovon me mbrojtësin e saj aktual deri në 2028- ën… 22 January, 2026
  • Qumështi formulë për foshnjat me prani bakteri, AKU heq nga tregu produktin “NAN 1 OPTIPRO” 22 January, 2026
  • Miratohet në parlament pjesëmarrja e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” me 113 vota pro… 22 January, 2026
  • Çeshtja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese dëgjon palët, data dhe ora e shpalljes së vendimit do të njoftohen 22 January, 2026
  • VIDEO – “Paketa e maleve”, deri tani kanë shprehur interes përmes aplikimit 670 subjekte të ndyshme 22 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

arrest 2026

VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
spitali koplik 0

Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.