
Trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka ka dalë para mediave një ditë para ndeshjes shumë të rëndësishme me Partzanin në Tiranë, dukshëm i pezmatuar, Gjoka e ka konsideruar shumë domethënese ndeshjen e nesërme. “Shpresojmë të shënojmë gol”, ka thënë tekniku kuqeblu, i cili ka vleresuar ekipin “e kuq” pavarësisht mungesave dhe zhvillimit të ndeshjes pa tifozë. Gjoka ka folur për gjendjen e ekipit, duke thënë se i ka në dispozicion të gjithë lojtarët dhe në varësi të zgjidhjes së tij taktike, do të vendosë kë të zbresë në fushë. “Do të tentojmë deri në fund qëndrimin n Superligë”, ka përfunduar Gjoka, duke shtuar se gjendja psikologjike e futbollistëve nuk është më e mira e mundshme.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!