
Një ndeshje që ofroi dy tablo në 92 minuta sa zgjati. Holanda dhe Gjermania, dy rivale të përjetshme, u ndeshën për kualifikueset e “Euro 2020”. Gjermanët e Joakim Lëv vinin nga ndeshje e paraqitje jo të mira, ndërsa Holanda ishte favorite falë talenteve të Ajax por jo vetëm. Pjesa e parë, ndryshe nga sa pritej, foli gjermanisht. Sane shënoi golin e parë në minutën e 15-të, ndërsa Gnabry në minutën e 34-ët me një supërgol krijoi idenë se Gjermania do të bënte një shëtitje në shtëpinë e holandezëve.
Me këtë rezultat, dy ekipet shkuan në pushimin e ndeshjes, ndërsa pjesa e dytë solli një Gjermani totalisht ndryshe, mbase e kënaqur dhe e sigurtë në fitore pas pjesës së parë. or talentet e Holandës ndëshkojnë. Vetëm 3 minuta lojë dhe De Ligt shkurton distancën. Me një Gjermani aspak të qartë dhe mbase të vetëkënaqur, nuk ka vonuar dhe në minutën e 63-të Holanda barazon me Depay. Në vazhdim, epërsia ishte në anën e holandezëve dhe pritej që në rastin më të mirë për gjermanët, të mbyllej barazim.
Për të fituar kohë, në minutën e 87-të Lëv bën zëvendësim, duke futur në lojë Reus. Dy minuta nga futja në lojë, ai jep një asist për Schulz brenda zones holandeze, i cili e shtyn në rrjetë. Dy minutat e shtesës janë vetëm për statistikë dhe Gjermania e Lëv merr një fitore të rëndësishme, sidomos për moralin por edhe tre pikët brenda në Holandë.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!