Skip to content
18 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Gjermania ka nevoje per krahe pune, ja cfare preferohet

ShkodraWeb 6 August, 2017
gjermania
Në vitin 2014, Shqipëria, Kosova dhe Serbia, përkundër rezistencës së të Gjelbërve, qenë shpallur nga Gjermania si vende të sigurta për kthimin e refugjatëve. Për pasojë, azilkërkuesit nga këto vende nuk do të kishin fare shanse për të fituar azilin. Dhe, si kompromis Berlini zyrtar kishte pranuar një zgjidhje që do t`u mundësonte një numri të azilkërkuesve të refuzuar, ardhjen në Gjermani, shkruan Süddeutsche Zeitung. Por tash jo më si refugjatë por si të punësuar në mënyrë legale.
Brenda dy viteve në vijim, këtë përvojë e kanë bërë rreth 40 mijë shtetas të këtyre tri vendeve, transmeton albinfo.ch. Kompromisi i para tri viteve doli një zgjidhje e mirë dhe praktike, si mundësi punësimi por edhe si preventivë e valëve të refugjatëve nga Ballkani në Gjermani. Vendimtare për këtë sukses ka qenë puna e dy agjenturave shtetërore: GIZ (Shoqëria për Bashkëpunim Ndërkombëtar) dhe BA (Agjentura Federale e Punës). Ato së bashku në zyrat e tyre të ashtuquajtura “Qendra për këshillim të migrantëve” në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi bëjnë këshillimin dhe orientimin e atyre që duan të shkojnë legalisht për të punuar në Gjermani.
Thea Decker punon në BA dhe është përgjegjëse për bashkëpunim ndërkombëtar. Ajo thotë se është arritur një parandalim i refugjatëve pikërisht nga ato vende prej nga të cilat ka pasur më shumë refugjatë ekonomikë.
Ajo flet për një “nevojë të hatashme” dhe kur e thotë këtë, nuk mendon vetëm për nevojën që kanë ballkanasit për punë në Gjermani por edhe për nevojën që punëdhënësit gjermanë kanë për punëtorë. Ka qenë pikërisht interesimi i punëdhënësve ai që ka bërë që aplikuesit nga këto tri vende të mos kenë nevojë as të kenë kualifikime të veçanta për të ardhur në Gjermani.
Po u paraqitët në njërën nga byrotë e përmendura, BA në Gjermani gjen një punëdhënës i cili është interesuar të punësojë dikë dhe pastaj e fitoni lejen e punës, me opsionin e vazhdimit të saj. Decker thotë se më shumë nevojë ka në profesionet deficitare në Gjermani si përkujdesja për pleq dhe të sëmurë. Por kërkohen po ashtu edhe elektricistë dhe zejtarë të tjerë.
Rreth 40 mijë veta kanë ardhur në këtë mënyrë brenda dy viteve nga Kosova, Serbia dhe Shqipëria ndërsa tendenca tregon rritje. Kjo është edhe një dëshmi se koordinimi në mes të GIZ dhe BA ka funksionuar mirë. Dhe një sukses i këtij bashkëpunimi është fakti se u bëhet e qartë njerëzve nga këto vende se aventura e azilit do t`u kushtonte shumë më shtrenjtë dhe nuk do t`u ofronte asnjë shans për sukses.
Nga fillimi, GIZ ka investuar rreth 500 mijë euro në vit për katër zyrat. GIZ po ashtu ndihmon refugjatët që kthehen në vendet e përmendura pas refuzimit nga Gjermania, që të integrohen më shpejt dhe më me sukses.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Planeti Toke eshte ne rrezik, NASA kerkon te punesoje njerez per mbrojtjen nga alienet
Artikull pasardhës: Pedagogu rrefen historine e babait qe vari veten pasi humbi gjithcka ne kazino

TË FUNDIT

policia naten shkoder

Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 prill 2026…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 prill 2026…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur… 18 April, 2026
  • Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin… 18 April, 2026
  • NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi! 18 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • OPINION – Për Elisën… 17 April, 2026
  • EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete 17 April, 2026
  • Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita 17 April, 2026
  • “Nuk zbatoi vendimin e gjykatës”, GJKKO merr vendimin për ish- kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia 17 April, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinj nga Shkodra, njëri prej tyre qarkullonte me pistoletë pa leje 17 April, 2026
  • “Po më këshillojnë të hesht…”, reagon sërish Elisa Spiropali: Nuk kam frikë nga sulmet, s’kam asgjë për të fshehur 17 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

policia naten shkoder

Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
harris murana

NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi!

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 prill 2026…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.