Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Gjenerali Clark paralajmëron: Ballkani Perëndimor është para shpërthimit

ShkodraWeb 11 April, 2018
WesleyClark

Ish-komandanti suprem i Aleancës së Atlantikut Verior (NATO), gjenerali amerikan në pension, Wesley K. Clark, ka paralajmëruar se Ballkani Perëndimor është para shpërthimit përsëri. Nëpërmjet një shkrimi të publikuar në “The Washington Post“, Clark ka porositur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian që të veprojnë për ta parandaluar një gjë të tillë.

“Kanë kaluar më shumë se dy dekada që kur kam bashkëpunuar me Richard Holbrooke dhe ekipin tonë për të negociuar ndaljen e luftës në Bosnjë. NATO-ja u mobilizua dhe më pas veproi për të ndalur edhe spastrimin etnik nga serbët në Kosovë”, ka shkruar Clark.

“Sot, tri shtete të Ballkanit Perëndimor (Kroacia, Shqipëria dhe Sllovenia) janë bërë anëtarë të NATO-s. Kroacia dhe Sllovenia janë anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Kosova tani është shtet i pavarur. Shumica e amerikanëve dhe evropianëve e kanë skajuar në mendje atë konflikt brutal si problem të zgjidhur”, ka theksuar gjenerali i pensionuar.

“Fatkeqësisht, kjo s’është fare e vërtetë. Konfliktet e vazhdueshme politike për natyrën etno-fetare të këtyre vendeve vazhdimisht rrezikojnë të shndërrohen në kriza kombëtare dhe rajonale, duke e bërë rajonin cak kyç për ndërhyrje nga fuqitë e huaja”, ka shkruar ish-komandanti i NATO-s, transmeton Gazeta Express.

“Një përzierje e dëmshme e qeverisjes së keqe, e ngecjes ekonomike dhe e institucioneve të dobëta demokratike e ka lënë një pakicë të vogël, por të rëndësishme, pre të rekrutimit nga xhihadistët e dhunshëm. E gjithë kjo e lë rajonin të hapur për shfrytëzim nga organizatat terroriste, dhe për ndërhyrje nga të huajt, përfshirë Rusinë, Kinën dhe Turqinë”, ka nënvizuar Clark.

“Për më keq, rajoni po vuan nga neglizhenca e demokracive që kanë qenë vendimtare në ndaljen e luftërave në Jugosllavi. Duke besuar se e ardhmja demokratike e Ballkanit është në BE, Shtetet e Bashkuara në masë të madhe ia kanë dorëzuar Brukselit përgjegjësinë për zhvillimin politik, institucional dhe ekonomik të rajonit. Megjithatë, inercia politike brenda BE-së e ka mbajtur Bosnjës, Serbinë, Malin e Zi, Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë duke pritur. Dhe, përderisa Shtetet e Bashkuara dhe Evropa po flenë, fuqitë e tjera po veprojnë”, ka paralajmëruar Clark.

“Kremlini po e rrit vazhdimisht ndikimin e tij. Rusët po punojnë për të nxitur ndjenjat anti-BE dhe anti-NATO. Ata po mbështesin grupet ekstremiste (njëri prej të cilëve po hetohet në Bosnjë për aktivitete të dyshuara paramilitare) dhe po shpërndajnë ndihma ushtarake për to. Kremlini gjithashtu u ka hedhur benzinë flakëve të përçarjeve etnike, nëpërmjet fushatave të keqinformimit, që i shtyjnë në konflikt popullatat ortodokse kundër atyre myslimane, duke nxitur qëllimisht tensionet që i ka dhënë shtysë luftërave jugosllave në vitet ’90 të shekullit të kaluar”, ka shkruar gjenerali amerikan.

“Ndërkohë, Turqia dhe shtetet e Gjirit po investojnë shumë në Ballkanin Perëndimor. Turqia është investitori i tretë më i madh në Bosnjë dhe udhëheqësi i partisë kryesore myslimane të Bosnjës udhëton rregullisht në Stamboll, për t’u fotografuar me presidentin turk, gjithnjë e më autoritar, Recep Tayyip Erdogan. Arabia Saudite dhe fqinjët e saj të Gjirit kanë përqendruar kontributet e tyre në mbështetjen e organizatave fetare, duke ndërtuar xhami të reja dhe duke ofruar udhëzime fetare për imamët lokalë. Interpretimi i rreptë Vahabi i islamit, që shpesh është bazë e trajnimit të tillë, ka fare pak lidhje me traditën e moderuar që është praktikuar në Ballkan me shekuj dhe që konsiderohet faktor për rritjen e fundamentalizmit në rajon”, ka theksuar Clark.

“Rreth 1.000 luftëtarë të huaj (kryesisht nga Kosova dhe Bosnja) kanë luftuar për Shtetin Islamik në Siri dhe në Irak. Ndonëse numri i luftëtarëve të huaj nga Ballkani po vazhdon të bjerë, mjediset në të cilat këta individë janë radikalizuar, dhe dobësia karshi rekrutimit në mesin e segmenteve të popullatës, vazhdon të përbëjë shqetësim. Problemi i riintegrimit të luftëtarëve të huaj, të kthyer në vendet e tyre, përbën një sfidë edhe më të ndërlikuar”, ka vlerësuar ai.

“Edhe Kina gjithashtu po përpiqet të shtrijë ndikimin e saj në rajon. Pekini pritet të ofrojë investimin masiv kapital që nevojitet për të realizuar projekte shumë të nevojshme infrastrukturore në Ballkan. Por, siç kemi parë në Afrikë, investimet e tilla gjithmonë vijnë me diçka në prapavijë. Është e qartë se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa duhet të mbeten të angazhuara në Ballkanin Perëndimor – me një theks të veçantë në forcimin e institucioneve demokratike, në mënyrë që qeveritë të mund të adresojnë nevojat e qytetarëve të tyre”, ka shkruar Clark.

“Një zonë e tregtisë së lirë në Ballkanin Perëndimor, e propozuar nga udhëheqësit e rajonit, mund të jetë një hap në drejtimin e duhur. Por, një iniciativë e tillë nuk duhet të shikohet si zëvendësim i garancive të mundshme që do t’i ofronte NATO-ja dhe BE-ja. Një udhërrëfyes serioz për anëtarësim në BE do t’i ofronte vendeve të rajonit shtysën e nevojshme për të bërë reforma të nevojshme politike dhe ekonomike, për të rritur bashkëpunimin e tyre, dhe për të adresuar tensionet ndëretnike në rritje”, ka paralajmëruar gjenerali në pension.

“Natyrisht, përpjekjet e tilla duhet të sigurojnë mbështetje popullore për të pasur sukses – një sfidë kjo, në një rajon ku popullata mbetet ndjeshëm e përçarë në qëndrimet karshi institucioneve, siç është NATO-ja. Megjithatë, sipas një sondazhi të fundit, ndonëse serbët, kroatët dhe myslimanët e Bosnjës janë të përçarë për shumë çështje, ata janë të bashkuar në kundërshtimin e tyre ndaj Shtetit Islamik, dhe në dëshirën e tyre për të adresuar problemet ekonomike. Anëtarësimi në NATO do të ishte më i lehtë për t’iu shitur serbëve etnikë të rajonit (të cilët priren të jenë pro-rusë dhe anti-NATO), nëse anëtarësimi do të ofrohej si ndihmë në forcimin e stabilitetit rajonal.
Ne kemi shumë mjete në dispozicion për të shmangur destabilizimin e afërt të Ballkanit Perëndimor. Le të sigurohemi që të mos e çojmë dëm investimin e jashtëzakonshëm që kemi bërë në këtë rajon të ndjeshëm, dhe të përtërijmë angazhimin tonë për t’i ndihmuar demokracitë e reja që të arrijnë potencialin e tyre të plotë”, përfundon shkrimi i Clarkut.

 

HUMOR NGA SHKODRAWEB

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Mesuesi pervers i matematikes”, policia dhe prokuroria nisin hetimet pas denoncimit te Berishes
Artikull pasardhës: Dedikimi rrëqethës i motrës së Mario Majollarit, një vit para se të ekzekutohej me 4 plumba

TË FUNDIT

IMG_5201

Albin Kurti dhe Vetëvendosje! drejt një fitore të thellë në Kosovë, me mbi 50% të votave…

ShkodraWeb 28 December, 2025 0
kuti votimi kosove 2025

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Kosovë, 21 komuna njohin kryetarët, Prishtina shkon në balotazh

ShkodraWeb 13 October, 2025 0
kuvendi kosoves 2025

Vazhdojnë “rekordet” Guinness në Kosovë, Kuvendi dështon për të 35- ën herë konstituimin e tij…

ShkodraWeb 21 June, 2025 0

TË FUNDIT

  • Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë 16 February, 2026
  • Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe… 16 February, 2026
  • SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit 16 February, 2026
  • Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij… 16 February, 2026
  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
  • Olimpiada Dimërore, zhgënjen italiania Colturi që përfaqëson Shqipërinë, vetëm e 16- ta në slalomin gjigant 15 February, 2026
  • RAPORTI – Situata e përkeqësuar e motit, ja si paraqitet situata në 5 bashkitë e qarkut të Shkodrës… 15 February, 2026
  • VIDEO – Bllokohet sërish qarkullimi i mjeteve në aksin Qafë- Thore, nivel i lartë rreziku nga reshjet e borës 15 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
arrest 2026

Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
balluku prokuror1 spak 2025

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
arrestim malesi madhe 2026

Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.