Gjendet trupi i pajetë i një burri në digë, dyshimet e para të policisë për ngjarjen e rëndë…

Në digën e lumit Rrapuni në Librazhd, është gjetur sot trupi i pajetë i një personi, gjinia mashkull, i cili paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën aksidentalisht duke rënë në ujë. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, dyshohet se personi i paidentifikuar, ka rënë brenda në digë dhe sot, kur është bërë hapja e portave në mëngjes është konstatuar tupi i pajetë.

Ende nuk dihet mosha dhe identiteti i v.iktimës, por dyshohet se është banor i zonës.


Për t’u bërë pjesë e grupit të "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal