
Pas shuarjeve të flakëve që vijonin prej më shumë se dy ditësh të digjnin magazinën e nëndheshme te qendra tregtare “Casa italia”, forcat zjarrfikëse kanë gjetur trupin e Arjan Salës, pas më shumë se 59 orësh kërkime.
Rreth orës 01.40 minuta pas mesnate, forcat zjarrfikëse kanë mundur të gjejnë trupin e pajetë të shefit të sigurisë së qendrës tregtare. Sala humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar kolegët e tij. Ai ishte i martuar dhe ishte baba i një fëmije të vogël.