Gjendet pa shenja jete në rrugë 53- vjeçari, policia jep detajet e para për ngjarjen e rëndë…

Mbrëmjen e të hënës, në Fushë Gjormë të Kurbinit është gjetur në rrugë një person pa shenja jete. Viktima është identifikuar si 53-vjeçari me inicialet P. Gj., banues në Adriatik të Kurbinit.

Policia sqaron se paraprakisht dyshohet se burri ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune. Megjithatë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po përpiqet të zbardhe të gjithë dinamikën.

Njoftimi i policisë:

Kurbin

Më datë 20.07.2021, rreth orës 21:25, në Fushë Gjormë,Kurbin, në rrugë, është gjetur pa shenja jete një shtetas P.Gj.,53 vjeç,banues në Adriatik, Kurbin, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit.