Një shtetas 55 vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin e tij të lindjes. Sipas informacionit të Policisë së Shkodrës, ai është gjetur në rrugë. Dyshimet janë se ai ka humbur jetën në mënyrë natyrale.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 08.06.2020, ora 19:20, në fshatin Shkjezë, Vau i Dejës, është gjetur pa shenja jete, në rrugë shtetasi N. Sh. 55 vjeç, banues në Shkjezë.
Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhùné në trupin e víktìmës dhe dýshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.