Gjendet kanabis ne Theth, arrestohet kryeplaku dhe administratori i zonave te mbrojtura

Drejtoria Vendore e Policise Shkoder njofton: “Me datë 14.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit M.RR dhe F.P, vjeç 51 e 31 banues në fshatin Theth, me detyrë kryeplak i fshatit dhe administrator i zonave të mbrojtura në fshatin Theth, pasi dyshohet se, në lagjen Gjeçaj fshati Theth, Njësia Administrative Shalë, Bashkia Shkodër, në vendin e quajtur “Përroi i Ukashit”, pronë publike, ambient i hapur, gjatë kontrollit të territorit, ne një parcelë jane konstatuar fidane dhe kubike të dyshuar cannabis sativa të mbjelle ne kova. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.”. /ShkodraWeb/