Një shqiptar 35 vjeç, është gjetur i pajetë në një qeli të Tirakalsë në mëngjes, raportojnë mediat greke. Sipas trikalavoice.gr, personeli i institucionit të vuajtjes së dënimit, duke parë se shqiptari nuk iu përgjigj thirrjes së tyre, shkuan në qeli për ta kontrolluar, por zbuluan se ai ishte pa shenja jete në shtrat.
Shkaqet e vdekjes janë duke hetuar nga Policia, raporton media greke, pa dhënë detaje për gjeneralitetet e viktimës. Pak ditë më parë, në Janinë, një shqiptar mbeti i vdekur gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë helene.