Gjendet i pajetë në banesë holandezi, “vajtimi” i qenit të tij shqetësoi fqinjët të cilët konstatuan ngjarjen e rëndë

Një shtetas holandez me banim prej vitesh në Sarandë është gjetur i vdekur në banesë. Kanë qenë vajtimet e qenve ato të cilat kanë shqetësuar fqinjët, të cilët më pas nuk kanë arritur të komunikojnë me holandezin Johan Van Wijk.

Pas shqetësimeve të fqinjëve ata e kanë parë më nga ballkonet përballë të shtrirë në verandën e banesës së tij. Nisur nga ky fakt, fqinjët kanë njoftuar zjarrfikësen për të hyrë nga ballkoni. Deshmitarët në vendngjarje tregojnë se qeni i tij i qëndronte në krah edhe i vdekur.


Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.