Një shtetas 53- vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij. Lajmi konfirmohet nga policia e Shkodrës, e cila bën me dije se personi është gjetur nga të afërmit e tij. Sipas të njëjtave burime, nga kqyrja paraprake, nuk konstatohen shenja dhune dhe dyshohet për shkaqe natyrale. Më poshtë, njoftimi i plotë i Policisë së Shkodrës për ngjarjen.
“Më datë 21.11.2018, në fshatin Pistull, Vau Dejes, nga të afërimit e tij, është gjetur në banesë, pa shenja jete shtetasi V.Gj., vjeç 53. Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune dhe dyshohet për shkaqe natyrale. Po kryhen veprimet e mëtejshme.”