
Një person është gjetur i mbytur ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Viktima është një 70-vjeçar me inicialet H.Xh. Ai u gjet i mbytur në lumin Trasgjas të Vlorës.
Sipas policisë, në trupin e 70-vjeçarit nuk u konstatuan shenja dhune. Viktima u gjet i pajetë në grykderdhjen e lumit.
Njoftimi i policisë
Më datë 17.05.2018, rreth orës 10:55, në fshatin Tragjaz, në grykëderdhjen e lumit është konstatuar i mbytur shtetasi H.Xh., rreth 70 vjeç, banues në Orikum.
Në trupin e shtetasit të mbytur nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të mbytjes së shtetasit.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!