
Analisti Agron Gjekmarkaj, teksa ka komentuar publikimin nga ana e Partise Demokratike të materialeve kunder vellait te ministrit Fatmir Xhafaj, thote se duhet një reagim i fortë nga opozita. Në studion e emisionit ‘Real Story’ Gjekmarkaj tha se opozita duhet ta konsiderojë si opsion edhe djegien e mandateve.
“Opozita duhet të bëjë një gjë të fortë deri tek lënia e mandateve. Unë e besoj këtë histori”, u shpreh Gjekmarkaj.
Sa i takon personit Albet Veliu qe eshte personi qe ne audiopergjimin e PD njihet si “bashkepunetori X”, Gjekmarkaj tha se ai “është njeri i rrezikuar në pozitën në të cilën ndodhet, është detyrë e institucioneve ta ruajnë”.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!