Skip to content
18 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore

Gjashtë jetë të shuara në 24 orë nga virusi, dy janë qytetarë nga Shkodra, 101 raste pozitive më shumë

ShkodraWeb 3 August, 2020
kovidreport

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID19 në Shqipëri.

Situata epidemiologjike në javën që lamë pas rezultoi me rritje të numrit të të prekurve nga Covid 19 dhe me shtrime të reja në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”.

Java që sapo lamë, paraqiti nje shtim me 5.9% të numrit të rasteve pozitive krahasuar me rastet e konfirmuara në javën e 30.

Incidenca 7 ditore rezultoi 24.66 raste pozitive për 100 mijë banore. Incidencën më të lartë e ka qarku i Tiranës, ndjekur nga qarku i Durrësit dhe i Shkodrës.

Sa i përket grupmoshave të prekura % më e madhe e të infektuarve është në grupmoshat 55-64 vjeç, që përbëjnë rreth 20% e totalit të të prekurve.

Ndërkohë ju informojmë për situatën epidemiologjike gjatë 24 orëve të fundit. Janë kryer 474 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 101 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.

Në total në të gjithë vendin prej fillimit të epidemisë janë kryer 42657 testime molekulare dhe serologjike, ndërkohë vijon gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik nga strukturat e epidemiologjisë në të gjithë territorin.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3031, që nga fillimi i epidemisë.

2417 raste aktive rezultojnë në të gjithë vendin dhe po ndiqen nga mjekët e familjes.

Aktualisht ne spitalet Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”po trajtohen 122 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 14 paciente janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Ndërkohë pergjatë javëve të fundit e në vijim kemi një shtim të pacientëve të dyshuar me Covid19, të cilët po marrin trajtim në dy spitalet Covid. Nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen, mjeku pneumolog 53 vjeçar me origjinë nga Tropoja, banues në Tiranë, si pasojë e insuficencës së rëndë respitarore, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Fatkeqësisht një i ri 28 vjeç nga Shkodra, i shtruar prej disa ditësh në spital, me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

Ka humbur jetën edhe pas përpjekjeve të ekipit mjekësor një 68 vjeçare nga Tirana, një 71 vjeçar nga Kurbini, një 79 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 77 vjeçar nga Shkodra. I shprehim ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve.

Ministria e Shëndetësisë bën thirrje qytetarëve se në rast se dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes.

Menjehere sapo të shfaqen shenjat e para, duhet të vetëizoloheni, dhe të këshilloheni me mjekun e familjes.

I bëjmë thirrje çdo qytetari për të mbajtur maskën kudo në ambjente të mbyllura apo ku nuk ruhet diatanca, të ruani distancimin fizik dhe higjienën personale.

Në këtë situatë të pazakontë, detyra dhe përgjegjësia e secilit është të zbatojë rregullat e thjeshta, të ruajë veten dhe të afërmit.

COVID-19 – Statistika (3 Gusht 2020)

Testime totale 42657

Raste pozitive 5620

Raste të shëruara 3031

Raste Aktive 2417

Humbje jete 172 (Qarku Tiranë 87, Shkodër 29, Durrës 22, Fier 9, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Lezhë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 9 në Krujë, 7 në Lezhë, 5 në Shkodër, 3 në Durrës, nga 2 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, nga 1 rast në Lushnje, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Selenicë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1342

Durrës 302

Shkodër 218

Fier 96

Vlorë 93

Lezhë 84

Korçë 78

Kukës 69

Elbasan 54

Berat 29

Dibër 28

Gjirokastër 24

ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Kosova nuk gjen paqe, 250 raste pozitive në 24 orët e fundit, humbi betejen me virusin shtatë persona…
Artikull pas: “Sezoni që sapo u mbyll më duket një ëndërr”, shkodrani i kombëtares Kuqezi Kumbulla: Grup i jashtëzakonshëm

TË FUNDIT

papa leone xiv
  • Kryesore

Inaugurohet Papa Leone XIV, mesha në sheshin “Shën Pjetër” shënon fillimin zyrtar të papatit të tij…

ShkodraWeb 18 May, 2025
biciklete aksident hyrje shkoder 2025
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – 16- vjeçari humbi kontrollin e motorit, përplas 76- vjeçarin në biçikletë në Muriqan

ShkodraWeb 18 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 18 maj 2025…

ShkodraWeb 18 May, 2025

TË FUNDIT

  • Inaugurohet Papa Leone XIV, mesha në sheshin “Shën Pjetër” shënon fillimin zyrtar të papatit të tij… 18 May, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – 16- vjeçari humbi kontrollin e motorit, përplas 76- vjeçarin në biçikletë në Muriqan 18 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 18 maj 2025… 18 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 18 maj 2025… 18 May, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Austria fiton Eurosong, “Zjerm” i Shkodra Elektronike renditet në vendin e 8- të… 18 May, 2025
  • Shkodra Elektronike ndez “Zjerm” edhe në finalen e Eurosong, artistët shkodranë shkëlqejnë… 17 May, 2025
  • FOTOLAJM – Kryeministri Rama paralelizëm mes zgjedhjeve të 1996- ës dhe 2025- ës… 17 May, 2025
  • Përfundon numërimi i votës së Diasporës, PD ruan mandatin në Lezhë, Noka dhe Balla përplasen mes tyre 17 May, 2025
  • “Rezultojnë 109 fletë votimi ekstra, po bëjmë verifikimet”, zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: 9 kuti kanë rezultuar të parregullta 17 May, 2025
  • VIDEO – “Votoni numrin 26 në finalen e Eurosong”, Beatriçe dhe Kola thirrje shqiptarëve kudo në Europë 17 May, 2025
  • Dështon edhe seanca e 17- të e votimit, Kuvendi i Kosovës sërish nuk zgjedh kryetarin e vet… 17 May, 2025
  • “Për titullin, nuk mjaftojnë vetëm ëndrrat”, Thomas Brdaric reagon pas shkarkimit nga Vllaznia… 17 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

papa leone xiv
  • Kryesore

Inaugurohet Papa Leone XIV, mesha në sheshin “Shën Pjetër” shënon fillimin zyrtar të papatit të tij…

ShkodraWeb 18 May, 2025
biciklete aksident hyrje shkoder 2025
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – 16- vjeçari humbi kontrollin e motorit, përplas 76- vjeçarin në biçikletë në Muriqan

ShkodraWeb 18 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 18 maj 2025…

ShkodraWeb 18 May, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 18 maj 2025…

ShkodraWeb 18 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.