Skip to content
11 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Gjakmarrja godet edhe diten e pare te shkolles, femijet nuk mund te shkollohen…

ShkodraWeb 11 September, 2017
gjakmarrja0
Hakmarrja është ende prezente në vendin tonë. Rasti i fundit i një familje nga fshati Barbullush të Shkodrës tregon se vetëgjyqësia vazhdon të kërcënojë duke ngujuar jetë të pafajshme edhe pse ligji e ka dënuar personin që ka bërë një krim. Kështu, familja Gjata prej 7 vitesh nuk mund ta kalojnë pragun e derës, shkruan ‘Panorama’. Djali i Reshitit, Agim Gjata, vrau bashkëfshatarin e tij, Ndoc Çeliku, pas një sherri të momentit. Por pas krimit të tij, e gjithë familja është ngujuar, përfshirë edhe të birin 10 vjeç, Ambri.
Frika se hasmi mund të marrë hak te fëmija 10-vjeçar, ka detyruar familjarët e tij ta çojnë atë të bëjë shkollën te dajat e tij në fshatin Postribë. Më saktë, vetë familja e gjakësit i ka dhënë besë që Ambri ta bëjë vetëm atje shkollën dhe jo në fshatin ku jetojnë. Prej tre vitesh, fëmija është detyruar të lërë banesën ku jetonte me nënën dhe gjyshërit për t’u shkolluar në Postribë.
Vetë Ambri, nuk ngurron të shprehë i përlotur dëshirat e tij që për të mbeten ende ëndrra në sirtar. Fëmija kërkon të shkollohet në fshatin e tij. Ai ka qenë vetëm rreth 3 vjeç kur ndodhi ngjarja e rëndë në të cilën u përfshi i ati. Por tashmë, ai ka kuptuar se e ka të pamundur jetesën normale si shokët e tij, për shkak se familja e tij është e ngujuar. Ambri shprehet se nuk ka shkuar asnjëherë në plazh dhe se nuk e ka shijuar asnjëherë lirinë e plotë si të gjithë fëmijët e tjerë.
“Unë nuk mund të shkoj në shkollë këtu në Barbullush. Jemi të ngujuar dhe e bëj shkollën në Postribë te daja im. Nuk kam çfarë të bëj. Unë kam shumë dëshira, por s’mund t’i realizoj. Nuk kam ende libra dhe as rroba për shkollën. Këtu në Barbullush nuk mund të dal. Ne jetojmë me frikë. Unë nuk kam shkuar kurrë në plazh dhe nuk kam luajtur kurrë me shokët ashtu siç duhet. Ata vijnë këtu te shtëpia ime sepse s’kam zgjidhje tjetër”, shprehet mes lotësh fëmija.
Librat e vjetër të 10-vjeçarit Agim Gjata, autor i vrasjes së bashkëfshatarit të tij, është penduar për atë që ka bërë dhe ka pranuar fajin. Ai i është drejtuar familjes Çeliku me një letër, ku jo vetëm pranon se është fajtor, por i gatshëm edhe t’u dalë plumbave përballë, në mënyrë që familja e tij të mos qëndrojë më e ngujuar. Në letrën e shkruar para dy viteve, kërkon që familja Çeliku t’i japë besë familjes së tij, por kjo nuk është pranuar prej tyre. Gjyshi i Ambrit, Reshit Gjata, dënon ashpër krimin e të birit. Ai kërkon ndihmë nga shteti, ndërsa familjes Çeliku i kërkon që minimalisht t’i japin besë pjesës tjetër të familjes sepse ata janë të gjithë të pafajshëm.
“Unë, si babai i djalit që ka vrarë bashkëfshatarin tim, e kam dënuar krimin që ka bërë djali im. Atë natë kur ka ndodhur, po ta kisha parë ndokund, edhe mund ta kisha sulmuar. Me familjen Çeliku ne kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyera ndër gjithë këto vite, por në qershor të 2011 ndodhi ngjarja e rëndë. Që atëherë ne kemi qëndruar të ngujuar dhe nuk kemi mundur të dalim jashtë. Dy djemtë e mi janë në Milano dhe qëndrojnë të mbyllur për shkak se katër djemtë e familjes tjetër janë edhe ata në Milano, vetëm 30 kilometër larg nga fëmijët e mi. Punojnë vetëm gratë e djemve nga pak sa për të mbajtur frymën gjallë. Unë kërkoj ndihmë nga shteti, ndërsa familjes tjetër, zonjës së shtëpisë, Rexhina Çeliku, i kërkoj që ne të tjerëve të na lejojë që të dalim lirisht sepse jemi të pafajshëm. Ajo s’ka pranuar asnjëherë që ne të tjerëve të na japë besë dhe ne qëndrojmë të ngujuar. Unë i kam dërguar fjalë me pleqtë që le të merren me dorasin, pra djalin tim që është në burg dhe del pas afro një viti. Me atë të bëjnë çfarë të duan, por ne të tjerëve duhet që të na lënë të dalim sepse po jetojmë me shumë vështirësi”, shprehet i zoti i shtëpisë. /joq.al/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: U manipuluan apo u blene?!Kjo eshte nje pyetje qe kerkon pergjigje te faktuar
Artikull pasardhës: Votebesimi i “Rama 2”, PD zbulon qendrimin zyrtar te saj ne seance plenare

TË FUNDIT

bllokime aku shkoder 2026

AKU Shkodër bllokon mbi 110 ton fruta- perime, gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektin…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humbin jetën në banesat e tyre dy të moshuar, 87- vjeçari ka konsumuar mbidozë ilaçesh duke u vetëhelmuar

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 prill 2026…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • AKU Shkodër bllokon mbi 110 ton fruta- perime, gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektin… 11 April, 2026
  • Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të… 11 April, 2026
  • VIDEO – Koçiu, Kumbaro dhe Beci takim me mësuesit e Shkodrës, në fokus rritja e cilësisë së mësimdhënies 11 April, 2026
  • Humbin jetën në banesat e tyre dy të moshuar, 87- vjeçari ka konsumuar mbidozë ilaçesh duke u vetëhelmuar 11 April, 2026
  • VIDEO – Përfundon rikonstruksioni i plotë i kopshtit në Bardhaj, investim i Bashkisë Shkodër… 11 April, 2026
  • VIDEO – Një strehëz e re për qentë endacakë në Shkodër, kryebashkiaku Beci zyrtarizon nisjen e punimeve 11 April, 2026
  • VIDEO – Kanosën 2 persona, babë e bir, policia e Shkodrës arreston 3 shtetas, zbulon aktivitet të paligjshëm… 11 April, 2026
  • “Disiplina” e FSHF fal Bregun dhe Ditën për gjestet antisportive në ndeshjen me Vllazninë për Kupë… 11 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • E TRISHTË – Ndërron jetë ish- kongresmeni, mbështetës i fortë i shqiptarëve e sidomos Kosovës… 10 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

bllokime aku shkoder 2026

AKU Shkodër bllokon mbi 110 ton fruta- perime, gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektin…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
arbnori topalli 2026

Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
takimi ndre mjeda

VIDEO – Koçiu, Kumbaro dhe Beci takim me mësuesit e Shkodrës, në fokus rritja e cilësisë së mësimdhënies

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humbin jetën në banesat e tyre dy të moshuar, 87- vjeçari ka konsumuar mbidozë ilaçesh duke u vetëhelmuar

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.