Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Genc Tafili kërkon azil në Gjermani ndërsa Prokuroria do ekstradimin, si fitoi lirinë dhe si u arrestua në Frankfurt vëllai i Mir Tafilit

ShkodraWeb 19 January, 2022
genc tafili interpol

Ndërkohë që Prokuroria e Krujës ka dërguar në Ministrinë e Drejtësisë kërkesën për ekstradimin në Shqipëri të Genc Tafilit, ky i fundit ka vendosur të sfidojë drejtësinë tonë.

Që në momentin e arrestimit të tij në Frankfurt, natën e ndërrimit të viteve, Tafili mësohet se ka nisur negociatat me autoritetet gjermane për të bllokuar pikërisht kthimin e tij në burg në vendin tonë.

Të dhënat bëhen me dije nga mbrojtja e vendosjes nën akuzën e vrasjes së ishkryepolicit të Shkodrës, Arben Zylyftari. Në fakt këtë akuzë Tafili nuk e ka pranuar asnjëherë, ndonëse ai u dënua me 25 vite burg për atë ngjarje, të dyshimtë dhe të kontestuar prej më shumë se 20 vitesh.

Genc Tafili, kreu 18 vite burg dhe me një kërkesë në Gjykatën e Krujës ai e fitoi lirinë me kusht, por më pas Prokuroria nisi betejën me Gjykatën duke e mposhtur dhe duke kërkuar që Tafili të rikthehej në qeli për të shlyer dënimin prej 3.3 vitesh burg të mbetura.

Kërkesa për ekstradim mësohet se është depozituar në Ministrinë e Drejtësisë, e cila do ta nisë në drejtim të Gjermanisë duke iu kërkuar lejimin e ekstradimit të Tafilit. Por, prej më shumë se dy javësh, për Tafilin është nisur një dosje e plotë në drejtim të Gjykatës së Frankfurtit nga ku mësohet se janë listuar një sërë arsyesh të faktuara që nuk duhet të lejohet ardhja në Shqipëri.

Sipas informacioneve që disponon gazeta “Panorama” bëhet me dije se një prej kërkesave të mbrojtjes lidhet me mbajtjen në mënyrë të padrejtë në qeli të Tafilit për një krim që ai nuk e ka kryer. Po ashtu, pretendohet se gjykimi ndaj tij është bërë në shkelje të hapura procedurale, ndërkohë vetë Tafili ka pretenduar se në vendin tonë atij i rrezikohet jeta.

Po ashtu, mësohet se arsye tjetër e listuar në dosjen e tij është edhe hasmëria e hapur me një familje në Shkodër, hasmëri që sipas tij ka tentuar t‘i godasë edhe nipin në Suedi vite më parë, ndërkohë që ai dhe vëllai i tij, Admiri ishin në burg!

Burimet sqarojnë se Tafili ka dëshmuar para autoriteteve gjermane gjithçka ka ndodhur përgjatë gjithë procesit gjyqësor ndaj tij në Shqipëri dhe burgosjen e padrejtë për shkak se ai nuk e ka kryer vrasjen e ish-zyrtarit të lartë të Policisë së Shkodrës.

Sipas të dhënave, autoritetet gjermane kanë dokumentuar gjithë dëshminë e tij dhe kanë nisur edhe shqyrtimet e fakteve për të justifikuar kërkesën e tij për të qëndruar në Gjermani.

Genc Tafili u arrestua mesditën e 2 gushtit të 22 viteve më parë, ditën kur Policia e Shkodrës i rrethoi banesën dhe në atë operacion fatal i mbeti i vrarë i ati i tij, Bahri Tafili dhe po ashtu në rrethana krejt të pashpjegueshme u vra edhe Arben Zylyftari, ishdrejtori i Policisë së Shkodrës që mori pjesë në operacion.

Policia dhe Prokuroria fajësuan Genc Tafilin për atë vrasje, paçka se ai kurrë nuk e pranoi!

Post navigation

Previous: Gjykata e Tiranës cakton datën, ja kur shqyrtohet kërkesa e PD- së për ndryshimet statutore të 17 korrik 2021
Next: Shpallja e zgjedhjeve vendoe të pjesshme në 6 bashki, Presidenti Meta fton në konsultim për datën partitë politike parlamentare

TË FUNDIT

benet beci bashkia 2025

“Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci…

ShkodraWeb 21 May, 2026
IMG_5883

VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari

ShkodraWeb 21 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026

TË FUNDIT

  • “Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci… 21 May, 2026
  • VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari 21 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes 21 May, 2026
  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

benet beci bashkia 2025

“Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci…

ShkodraWeb 21 May, 2026
IMG_5883

VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari

ShkodraWeb 21 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.