Skip to content
8 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Web Spy

GEGNISHT – “Nji drek’ e lir'”, një anektodë shkodrane e botuar në vitin 1883…

ShkodraWeb 3 years ago
2

Ishin dy vet, s’kishin asnji pare me vedi. Tuj fol shoq me shoq, koha mizdits erdh: “Me hangr duhet pare nuk kena, si me ja ba nuk dim.”

Thot ky shoqi i vet: “Asht pun e kollajshme, po shkojm n’ lokant e rrim m’ nji od pos.”

Shkojn kto n’ lokant, hin mren n’ od, vjen shegerti lokanxhis e i thot ktyne:

“Çka urdhnoni me hanger?”

Shegerti ja bani sofrën me t’shpejt, hangern kto e pine. Erdh koha me la paret. Thrrasin shegertin, shkon shegerti aty e pyesin kto:

“Sa na ka ba harxhi?”

Shegerti i kallxon hesapin. Tesh kto pare s’kishin asnjeni por kishin ba fjalt shoq me shoq: “Kur t’ shti dorën n’xhep, mos m’ len ti me i pague e ke me than: “Po i paguj vet”. E kshtu kena me ba shamat bashk e kena me dal pa i la paret.”.

Shtini doren n’ xhep njeni ksish, ky tjetri nuk e len, thot: “Po i laj un.”. Ky tjetri thot: “Po i laj vet.”

Fjal- fjal fillune me ba shamat. Shegerti lokanxhis hin ndermjet me i nda, fillon me i than nasihat ktyne t’ dyve: “Asht marre me ba shamat, jeni shok e vllazen e nuk asht mir m’ u fjalue.”

Thot njeni ksish: “A di çka bajm, masi nuk po na len me ba shamat, na po t’ lidhim syt ty e, cilin t’ perkitsh ti me dor, aj ka me la paret.”

Ky shegerti u ba razi. “Po”, thot. I lidhin syt’ shegertit. Mbasi i lidhne syt, kto u ulne posht’ e u nisne n’ pun t’ vet e i thon lokanxhis: “Lamtumir!”

Lokanxhija i thot: “Udha mar ju kjoft e mos ma harroni lokanten!”.

Lokanxhija kujtote, që ja kan dhan paret shegertit e ky shegerti kerkon nelt me sy t’ mbyll porsi i marr. Lokanxhija prite, se i vjen shegerti e shegerti rrite ala tuj kerkue ato dy vet.

Shkoj nji sahat e ma teper, që shegerti nuk u ul posht. Thot’ zotnija i vet: “Po shkoj e ta shof ç’u ba shegerti jem që ai s’vjen posht.”

Shkon zotnija i vet nelt e shef shegertin me sy lidh tuj kerkue m’ at ças has shegerti zotnin e vet e e perket me dor i thot: “Ti paguej paret!”. Masanej hjek facoleten prej sysh e shef zotnin e vet.

Zotnija i thot: “E ç’asht kjo pun?” Shegerti i kallxon vakijaden:

“Deshtne m’ u vrà shoq me shoq e une nuk i laç e m’ lidhne syt që, cilin t’perkas vet me dor, ai ka me la paret e kshtu t’ perkita ty e tokon me i la ti.”

Atëher, zotnija i thot: “Kte e kam dit, se m’ tokon me i la vet, qysh kur kam çue gomarin n’ pun.”

Publikuar nga J. U. Jarnik, ne 1883, në vëllimin e tij “Prispevky ku Poznani nareci Albanskych”. Materialet e publikuara janë treguar nga një qytetar Shkodran, Mark Shantoja, i cili, sic e thotë autori, ishte një tregimtar shumë i zoti. /RevistaIme/

Continue Reading

LAJM PARA: NGA EDMOND TUPJA – Përpara drejt Surrelit….!
LAJM PAS: FOTOLAJM – Po bën xhiron e rrjetit prej shumë orësh, ja çfarë është “urugani” apo “tornado” në Liqenin e Shkodrës

TË FUNDIT

“Suella Braverman po përgatitet për një tjetër goditje ndaj emigrantëve shqiptarë!”, “The Sun” zbulon planin e kryeministres britanike
  • Anëmbanë

“Suella Braverman po përgatitet për një tjetër goditje ndaj emigrantëve shqiptarë!”, “The Sun” zbulon planin e kryeministres britanike

2 months ago
DOKUMENTI – “Shqipëria autonome”, si njoftonte Pavarësinë në 1912- ën gazeta që botohej në Itali nga një arbëresh…
  • Dossier

DOKUMENTI – “Shqipëria autonome”, si njoftonte Pavarësinë në 1912- ën gazeta që botohej në Itali nga një arbëresh…

2 months ago
Zuckerberg në gjurmët e Elon Musk, largon nga puna në kompaninë e tij “Meta” 11 mijë punonjës nga 87 mijë në total
  • Kryesore

Zuckerberg në gjurmët e Elon Musk, largon nga puna në kompaninë e tij “Meta” 11 mijë punonjës nga 87 mijë në total

3 months ago

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi
  • ZYRTARE – Çeshtja “Gerdeci”, SPAK dërgon për gjykim në GJKKO ish- ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • EMRAT – Detyrohen t’i bëjnë “like” dhe “share” postimeve të Ramës, publikohet lista e personave që kanë shkarkuar aplikacionin “Aktiv1st” në Shkodër

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi

26 mins ago
ZYRTARE – Çeshtja “Gerdeci”, SPAK dërgon për gjykim në GJKKO ish- ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu…
  • Aktualitet

ZYRTARE – Çeshtja “Gerdeci”, SPAK dërgon për gjykim në GJKKO ish- ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu…

31 mins ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • Kryesore

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 8 shkurt 2023…

3 hours ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 8 shkurt 2023…

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.