Kryeministri Rama ka komentuar vizitën e tij në Itali dhe intervistat e dhëna për televizionet e shtetit fqinj. Në një postim në Twitter, Rama thotë se po niset drejt Tiranës, pas 24 orëve në Romë, ku, sipas tij, “u mundua të pastrojë sa mundej baltën që lidershipi qorr i opozitës, i hodhi ndërkombëtarisht Shqipërisë”.
“Për Tiranë pas 24h në Romë, tv më tv e gazetë më gazetë, për të pastruar sa mundej baltën e ziftin që lidershipi qorr i opozitës sonë, i hodhi ndërkombëtarisht Shqipërisë! Ata nxisin dhunë për hesapin e tyre krejt vetjak, po faturën e paguan vendi dhe ekonomia.”, shkruan Rama në Twitter.