Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Gazetari nga veriu letër Ramës: Unë jam malësor, ‘barbar’ apo ‘kriminel’ siç ke qejf ti

ShkodraWeb 2 April, 2018
patrikSadikajPolicia

Nga Patrik SADIKAJ

Letër kryengriturit nga i papuni H.

Në rrethana të tjera do të isha drejtuar: Zoti Rama. Por ti nuk ma lejon këtë kënaqësi. Madje as i dashur nuk të them dot se ti më tregove qartë se më urren. Po, po! Mos u ngërdhesh kot së koti, sepse nuk më le gjë pa më thënë. Mua, popullit. Unë jam malësor, ‘barbar’ apo ‘kriminel’ siç ke qejf të më thuash ti. Jam Populli. Për mua nuk ka rëndësi si më quan ti. Se, po të jetë puna për të të vënë emra ty, është shumë më e thjeshtë.

Unë nuk dua të bie në nivelin tënd. Megjithatë po të them nja dy tri fjalë, ashtu siç i meriton. Nuk isha në protestë, por ama doja dhe më vjen turp që nuk isha. Si unë janë edhe shumë të tjerë që nuk i hanë më dot gënjeshtrat e shtrenjta që ti gatuan në kazanin tënd. Po, po. Kazani është i yti. T’i gatuan aty propagandën tënde të mjerë për ‘barbarë’ e ‘popull që nuk ngrihet’. Tani që u ngrit, besoj se duhet të mendohesh mirë si ta ulësh. Unë them të mos lodhesh fare. Le të rrijë ngritur. Ti ulu se boll ndenje ngrehur. Vetëm kujdes aman se mos të djeg vala e kazanit që t’i i ke vënë zjarrin. Ta dish se kazani i valuar të përvëlon, nuk ngrihesh dot më.

Sa për mua, barbarin nga Malësia, mos u shqetëso. Ne nuk kemi pirë ujë me klor, ashtu si zotrote në Bllok. Ne kemi pirë ujin e kulluar të burimit që ti do ta taksosh, si edhe rrugët që janë ndërtuar me djersën tonë. Ti nuk ke djersitur kurrë ndaj nuk të dhimbset asgjë e këtij vendi. Unë nuk jam specialist se, helbete, popull barbar, por ama të ma marrësh tri herë taksën për rrugën nuk e pranoj dot. Kaq e kuptoj dhe prandaj të dal përpara, i ngritur ashtu siç ti nuk do, e të them: Boll! Nejse, në fund kam një mesazh për veten, për popullin: Ju flet Honoluluja! Shkunde votën…

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Klauzola 50 milionë euroshe e Hysajt, çështje te Napoli…
Artikull pasardhës: Propozimi surprize i Kryemadhit: Rama te perjashtohet nga punimet e Kuvendit

TË FUNDIT

paulin macaj 14 vjecari rrjoll 2026

NGA PAULIN MACAJ – Në Baks- Rrjoll të Velipojës nuk po mbrohen vetëm metra katrorë, por rrënjët…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
paulin macaj rrjolli 2026

NGA PAULIN MACAJ – Pse Rrjolli i Velipojës është beteja e të gjithëve, faktet që shteti fsheh…

ShkodraWeb 14 February, 2026 0
besmira lekaj 2026

NGA BESMIRA LEKAJ – Lezha është kthyer efektivisht në një makth të gjallë për të jetuar…!

ShkodraWeb 9 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla 17 February, 2026
  • PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes 17 February, 2026
  • Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen 17 February, 2026
  • “Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm… 17 February, 2026
  • Aksidentoi për vdekje këmbësorin në orët e para të mëngjesit, arrestohet 46- vjeçari që iku nga vendngjarja 17 February, 2026
  • Çmontonte dhe shiste pjesë të automjeteve të dyshuara të kontrabanduara, procedohet penalisht 59- vjeçari 17 February, 2026
  • Policia e Shkodrës nis procedimin penal për 6 tifozë të Elbasanit, shkatërruan ndenjëset në “Loro Boriçi” 17 February, 2026
  • Dosja e famshme “5D”, SPAK jep pretencën për personat e akuzuar, burgime nga 2 deri në 11 vjet… 17 February, 2026
  • KESH nis shkarkimet nga hidrocentralet, fshati Obot nis “përballjen” e radhës me përmbytjet… 17 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

tonin marina salla 2026

FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
frederik rreshpja

PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
rama gjykata kushtetuese 2025

Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
paketa maleve 2026

“Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm…

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.