ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

NDODH EDHE KËSHTU/ Gazetari nën peshën e kërcënimeve para syve të familjes, policia e “këshillon”: Zgjidhe me konsensus!

Ndodh edhe kështu! Shpesh herë gazetarët janë shenjestër e personave të çekulibruar. Në jo pak raste, ia dalin vetë të mbyllin telashet, por në raste të tjera, siç është e natyrshme kërkohet ndihma e policisë. Të gjitha këto telashe, gazetarëve u vijnë për shkak të detyrës, të impenjimit të tyre publik në shërbim të informimit masiv. Ngjarja e rradhës, mjaft e rëndë, është verifikuar me gazetarin Ervin Koçi. Siç pohon vetë ai, gjithçka ka ndodhur “ditën për diell” dhe çfarë është më interesante, edhe policia ka patur një reagim neglizhent deri në anemik, duke e këshilluar gazetarin, ta zgjidhë problemin me konsensus me personin problematik. Në një postim në Facebook, Koçi tregon ngjarjen, por paraprakisht duke siguruar se nuk e bën për “letra” apo publicitet. Më poshtë, rrëfimi i gazetarit Ervin Koçi për ngjarjen e rëndë.

Loading...

Ai shkruan:

Te dashur miq! Desha te ndaj kete taksirat qe me ndodhi sot, me ju… Nuk e bej per publicitet apo per te perfituar azil, por per tju thene se ne çfare shtet MUTI qe jetojme!!! Me kishin kercenuar dhe shantazhuar edhe me pare, dhe i kisha mbyllur hallet fale ca miqve te mire qe kam, por asnjehere nuk me kishte ndodhur qe te tentonin te me vrisnin diten per diell para syve te familjes dhe femijes tim! Po po! Nje bastard psikopat qe edhe pse me depresion dhe ilaçe, ku duhet te mbahej i lidhur, leviz jo vetem lirshem dhe me 5 makina, ben biznes, madje edhe ndertim paleje, por kur ti orvatesh te kerkosh ndihmen e shtetit, te kercenon, fyen dhe ofendon ne sy te familjes, e madje tenton te te vrase! E kur s’ja arrin dot te le edhe 24 ore qe te zhdukesh nga shtepia jote, se do jesh i vdekur! Po me e bukura eshte kur therret Policine (qe nuk do)… keta jo vetem qe te qesendisin kur mesojne se je gazetar, por edhe te sugjerojne “zgjidhe me konsensus” me ate qe disa minuta me pare tentoi te te hapte trute! E kur ti u kerkon te ndalin agresorin, ty te tundin prangat, te shoqerojne ne komisarjat me makine policie, ndersa vrasesit (ne tentative) i thone te vije me nje motor, sipas deshires…. O Edi Rama, o Sander Lleshi, edhe sa duhet tju paguaj me taksat e mia dhe me buken e femijes tim, para se te vdes para deres se shtepise time???!!!

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.