“Makina është shitur para disa muajsh në qytetin e Vlorës, targa e re sipas burimeve të mia është AA 900 NG”, kjo është dëshmia e fortë e gazetarit Basir Çollaku në studion e ‘Fax News”.
Kjo deklaratë e gazetarit vjen në një kohë kur automjeti i ish-ministrit te Brendshem Saimir Tahiri, është vënë në kërkim nga ana e autoriteteve të hetimit. Gazetari thekson se pronari i ri i mjetit nuk kompromentohet aspak nga lidhja e Audit me trafikun, pasi mund të jetë dhe një qytetar i zakonshëm.