Gazetari Arian Çani i ftuar në emisionin “Studio e hapur”, në televizion News 24 me Eni Vasilin, ka folur në lidhje me zgjedhjet në Itali. Sipas Çanit në Shqipëri kemi një lëvizje si ajo “5 yjet” në Itali, që drejtohet nga një komedian që është Bepe Grillo. Ai tha se ai Bepe Grillo në Shqipëri është Edi Rama.
“Në kemi 5 yjet në Shqipëri. Ne e kemi, ai është Edi Rama. Ai bën një “One man show”, dhe ka qenë brilant. Edi Rama ka bërë të njëjtën gjë si Bepe Grillo, i ka joshur njerëzit, duke i hedhur sharmë. Politika është art nuk mund ta ketë çdo njeri”, deklaroi Arjan Çani.