Pas largimeve të bujshme të ndodhura disa muaj më parë, televizioni “ABC News” është përfshirë nga një tjetër skandal. Bëhet fjalë për një sherr të ndodhur rreth tri muaj më parë mes gazetarit dhe spikerit Endri Xhafo, e një prej regjisorëve të televizionit, emri i së cilit nuk është bërë publik.
Pas sherrit, i cili mendohet se ka nisur për probleme pune dhe ka degjeneruar në grushte, Endri ka pësuar hematoma dhe plagë në pjesë të ndryshme të trupit, çka e ka detyruar atë të rrijë larg ekranit për një periudhë të shkurtër kohe.
Në përfundim të kontratës, me sa duket, Endri ka vendosur të largohet nga “ABC News” për t’u zhvendosur tashmë në televizionin ‘Top Channel’. /joq.al/