Gazetari amerikan viziton Ballist Morinen ne burg: Ishte i frikesuar!

Gazeta serbe ‘Blic’ citon gazetarin amerikan te Nju Jork Tajms Xhejms Montag i cili se fundmi ka vizituar Ballist Morinen në burgun e Dubrovnikut. Montag përmes rrjetit social Twitter, por edhe përmes një kronike të televizionit serb N1, njofton se e ka takuar Morinen në burg dhe ai ishte shume i frikësuar, ndryshe nga dy vite me parë kur e kishte intervistuar atë. “Kur e takova Morinen ai ishte shume i frikësuar, ishte një person ndryshe nga dy vite me pare. Ishte i frikësuar për te ardhmen, veçanërisht nëse ekstradohet për ne Serbi. Ai ka frike se jeta e tij mund te jete ne rrezik ne Serbi”- ka thenë gazetari amerikan.
Sipas Montag, Morina rrezikon deri ne tete vjet burg. Sipas mediave ne Beograd, të paktë janë njerëzit nëSerbi që parashikojnë një rezultat pozitiv, pra ekstradimin e tij ne Serbi pasi ka nisur një ofensive diplomatike nga ana e Tiranes per Zagrebin.