Gazetarët shkodranë përfaqësojnë Shqipërinë dhe fitojnë turneun ndërkombëtar “Ada Bojana 2022” në Ulqin

Gazetaret e Shqiperise, Malit te Zi, Bosnje- Hercegovinë, Serbisë dhe Maqedonise se Veriut ishin pjesemarres per dy dite me radhe ne Ulqin ne kuadrin e Turneut Nderkombetar, “Ada Bojana 2022”.

Ne takimet eleminatore te luajtura diten e pare, Shqiperia qe perfaqesohej kryesisht me gazetaret shkodrane fituan me rezultatin 3 me 1 ndaj Bosnje- Hercegovines, nderkohe qe Mali i Zi fitoi nga Serbise me rezultatin 5-2. Ne takimet e dites se dyte, Bosnja dhe Serbia luajten per vendin e trete dhe te katert ku fitoi Bosnja duke u renditur e treta.


Ndeshja me e bukur ishte ajo finale mes Shqiperise dhe Malit te Zi, ku gazetaret shkodrane fituan me rezultatin e thelle 5-0. Ne kete menyre, Shqiperia behet fituese e turneut, trofeut e te cilit e mori ne dorezim kapiteni Gasper Marku.

Pjese e aktivitetit dy ditor te zhvilluar ne Ada Bojana ishte edhe seminari “Turizmi sportiv n’ Malin e Zi “, ne te cilin moren pjese edhe Ministri i sportit i Malit te Zi dhe Kryetar i Komitetit Olimpik ne Mali te Zi dhe te tjera publicista dhe gazetar nga Maqedonia e Veriut, Bosna dhe Hercegovina, Shqiperia, Mali i Zi dhe Serbia.