
Shkruan në Facebook gazetari Taulant KOPLIKU: Meqë kam shumë gazetarë miq në FB, përfshi edhe disa nga ata që po ndjekin zhvillimet në PD, kisha një pyetje publike se ndoshta nuk kam qenë i vëmendshëm.
Sot u bë (me shumë të drejtë) nga gazetarët një kërkesë për ndjese publike nga zonja Kokalari e cila i quajti ata si të frikshëm. Reagimi në bllok i gazetarëve që mbulojnë PD ishte i admirueshëm dhe për t’u duartrokitur.
Pardje, zoti Lulzim Basha ofendoi një gazetare duke e konsideruar si një copë rrogëtare dhe skllave. Kjo dhunë verbale e tij, u duartrokit nga deputetët që e shoqeronin.
U dëgjuan aty disa zëra gazetarësh që i dolën në mbrojtje Ambrozia Meta -s, por nuk pashë një artikulim të tillë ku ti bëhej thirrje për të kërkuar falje për dhunën verbale ndaj gazetares në fjalë dhe duartrokitjet në momentin që gazetarja po sulmohej. Basha vazhdoi qetësisht konferencën për shtyp ndërsa gazetarja u shoqërua nga indiferenca e kolegëve.
Të pakten unë kështu e pashë.




