Sigurisht që media ka bërë hapa të jashtëzakonshëm në Shqipëri! Absolutisht është një nga segmentet më të mira si shtylla demokracie në këtë vend, por është e sigurtë se edhe ajo është e sëmurë njësoj si të gjithë shtyllat e tjera të shtetit dhe demokracisë! Po pra, si pushteti – mazhoranca, ekzekutivi, opozita, pushteti gjyqësor ose drejtësia, ai legjislativ ose parlamenti! Pse do të ishte kaq shumë e paprekur nga sëmundjet e “demokracisë” media te ne?! Ku është ndryshimi i saj prej tyre?! Jetojnë bashkë, prodhojnë lajm bashkë, flasin bashkë, nganjëherë dhe pushojnë bashkë, ndreqin dhe prishin bashkë, ndodh që edhe përfitojnë bashkë, por dhe ngatërrohen nganjëherë bashkë! Arroganca e gazetarëve për ta nxjerrë median si të përkorë përballë politikës, pushteteve e kuvendit apo drejtësisë, është sigurisht një delir gazetaresk! Nuk ka si të jetë e tillë! Sigurisht që është një hap përpara tyre,por jo kaq shumë e përkorë! Megjithatë, njerëzit e fjalëve më shumë se sa duhet dhe premtimeve që nuk i mbajnë apo ndarjes së fjalëve të thëna nga vepra – e kanë kotë që i japin leksione medias! Absolutisht e kanë kot, sepse janë “udhërrëfyesi” politik dhe modeli i tyre në prodhimin e “profesionistëve” dhe të mediave si me interesa botuesish dhe modele akoma më lart si interes! Shembujt nuk vijnë nga media – por nga politika dhe biznesi!
Media e krijuar nga modeli i politikës në Shqipëri nuk prek thjesht të drejtat e njeriut dhe kaq mbaroi! Media në Shqipëri “lëshon lapsin njësoj si lëshojnë gojën politikanë dhe agjitatorë politikë (neokomunistë ose neofashistë) të shtrembëruar moralisht” në Shqipëri! Absolutisht po! I mungojnë (ata gazetarë dhe media) respektin kodit të etikës gazetareske që nuk e njohin dhe nuk janë munduar ta njohin – pra nuk mund të jenë profesionistë, sepse janë të sëmurë nga “profesionalizmi” i politikës në Shqipëri! Nuk janë të gjitha mediat kështu jo! Sigurisht që jo! Ka absolutisht media që etikën dhe respektin ndaj profesionit e kanë ligj, ka botues dhe pronarë mediash, që respektojnë dhe nuk dhunojnë as lexuesin dhe as etikën, sepse kanë moral! Kam pse flas, sepse sigurisht kam vite e vite, që shkruaj pothuaj përditë në njërën prej tyre sikundër është gazeta SOT! Sigurisht që kodi etikës dhe kodekset e tjera të gazetarisë profesioniste dhe në kushtet e Shqipërisë janë të vështira, por ja që testata “SOT” mbahet fort, pikërisht duke ruajtur kodet profesionale të gazetarisë!
Kurse ajo gazetari e krijuar nga interesat e politikës, përdorur në modele tenderuese dhe fitimprurëse nga politika – do ti shërbejë dhe do ti ngjajë pikërisht politikës më “goj shkymes” që ka sot shoqëria shqiptare! Në fakt, sërish është faji i politikës dhe për difekte të mëdha në lirinë dhe shërbimin e medias në Shqipëri! Politika ka vazhduar paturpësisht ngjashmërinë e saj me diktaturën, për katapultimin e njerëzve të saj në punë dhe institucione! As një ndryshim nuk kanë neokomunizmat e viteve të demokracisë, në futjen e njerëzve në punë dhe lart në politikë – me kohën e Enverit dhe Ramizit! Biles atëhere partia zor se merrej me pastruesen – kurse sot në demokraci merren! Katapultimin e njerëzve pa prova, pa rekorde, pa profesionalizëm, pa talent, pa shkollim adekuat, pa moral profesional – është metoda e ngritjes në punë nga politika! Po dhe gazetaria, një pjesë të mirë të gazetarëve, mos vallë i ka ngritur ndryshe? Janë shumë pak testatat që kanë prodhuar të tyret! Gazetarët qarkullojnë jo vetëm për punë rrogash, por dhe grindjesh dhe pamundësisë për të punuar! Unë shikoj testatën ku shkruaj që ka prodhuar gazetarë, pse jo dhe opinionistë, që vazhdojnë të prodhojnë dhe të jenë të suksesshëm kudo ku kanë shkuar! Ka qenë një shkollë (edhe them pa ndrojtje dhe me krenari) që ka prodhuar plot të tillë! Por mediat e përdorimit absurd partiak & politik, kanë katapultuar gazetarë dhe opinionistë – pse ju shërbejnë jo moralisht dhe jo pse janë kaq shumë të zot dhe profesionistë! I paguajnë padronët e biznesit sipas kryesisht kërkesave të politikës dhe anajelltas! Ky është dhe një nga momentet tupërues për median në përgjithësi! “Simbioza” media & politikë – është një nga më të pakontrollueshmet në demokraci, por ka një gjë të mirë: është shumë e kuptueshme!
Askush nuk është për të dhënë leksione nga politika! Pse? Sepse askush në politikë nuk ka bërë asnjëherë raportin mes krimit ekonomik dhe politik të shkaktuar nga pikërisht politika dhe “krimit lëpirës b..the” nga media! Ky është raporti më i keq dhe mungesa më e madhe – e gjithmonë pas tij vjen prishja e etikës dhe goja e shthurur e medias apo “fakeneës” që ajo i ka model pikërisht nga politika!
Gjithsesi shërimi vjen nga largimi gjithmonë formalizmit të përgjithshëm në Shqipëri! Kur akoma janë informale gjymtyrë të shtetit dhe deri majat e tij në veprime dhe politikëbërje – media nuk mund të konsiderohet kaq keq! Kur ky moment të ndryshojë si media dhe gazetarët do të përfitojnë sigurisht statusin e qartë, që duhet të kenë dhe nuk e kanë deri ditën e sotme! Po po – nuk e kanë! Sigurisht që do të ketë gazetarë: për të mos ju ngjarë të katapultuarve të politikës. Ajo ditë nuk është afër, por dhe kaq larg nuk është. Pra është më shumë afër, se sa është larg! Ditët padyshim po kalojnë dhe shoqëria po kupton se dhe media është pjesë e saj e ka sigurisht sëmundjet që ajo i ka transmetuar!