Skip to content
11 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Gazeta “RD” zbardh nje skenar te plote te PS per manipulimin e votave, por nisi me nje rreng te PD-se

ShkodraWeb 9 September, 2017
rdrama
“RD” gazeta zyrtare e PD ka nxjerr me urgjence nje shkrim online, me te cilin tenton te sqaroje se si ndodhi qe dy vota u shenuan me shume ne favor te Rucit ne krye te Kuvendit, duke aluduar se vinin nga PD. Ne “RD” shkruhet: “Përfundimi i votimit për zgjedhjen e Gramoz Ruçit kryetar Kuvendi, është shoqëruar me debate të ashpra e të forta, për shkak të dy votave “pro” sikurse u theksuan të opozitës. Ruçi mori 80 vota, nga të cilat 74 janë vota të deklaruara të PS, ndërsa katër vota janë nga aleatët e tij në Parlament. Pikëpyetja lindi mbi dy votat e tjera që janë hedhur për Ruçin.
Nxitimi për të baltosur PD-në, në kushtet e një votimi të fshehtë dhe të mungesës së “provave”, tingëllon më shumë si një diversion ndaj PD-së dhe Lulzim Bashës, diversion i shpërndarë nga mediat dhe amplifikuar nga njerëz me inate të mëdha, që mbetën jashtë listave të PD, për deputetë.
Mjafton një analizë e thjeshtë, që askush deri tani nuk e ka bërë për të mos përjashtuar dhe pse jo, pranuar e pohuar se ato dy vota, nuk janë të PD-së.
Por të kujt janë? Duhet analizuar me kujdes fakti se çfarë ndodhi gjatë votimit. PD kishte deklaruar votën kundër. PD po ashtu nuk caktoi përfaqësuesin e saj në komisionin e numërimit të votave. Ky ka qenë një rreng i vogël politik i PD. Demokratët kanë dashur t’u tregojnë edhe një herë tjetër shqiptarëve se si mund të administrojë një proces të thjeshtë votimi dhe publik Partia Socialiste. Dje u vodh dhe u manipulua edhe rezultati i votave për Ruçin. Kjo i ka interesuar Ramës dhe nuk e ka pasur problem që në një komision të kontrolluar prej tij të shtojë dy vota më shumë për të kaluar barrën e përgjegjësisë me këtë manipulim edhe tek demokratët. Gjithçka ka qenë e qëllimshme për të spostuar vëmendjen e opinionit nga zgjedhja e një xhelati të diktaturës në krye të Parlamentit tek dy votat e opozitës. Dhe në të vërtetë e ka arritur disi Rama. Mediat e kontrolluara prej tij i kushtuan shumë pak rëndësi procesit të administrimit të votave që u bë vetëm nga PS.
Nënkuptimi është i qartë. Mosmarrja pjesë e opozitës në komisionet e votimit do të sjellë standardin e diktaturës në komisione, ku ashtu si në kohën e Gramozit shkruheshin dëshmitë e rreme në dosjet që çonin njerëz në litar, burgime apo internime. Në këtë pikë kanë eksperienca si Gramozi personalisht, ashtu edhe Rama familjarisht. Në këtë seancë të parë shqiptarët panë se si Rama dhe Ruçi mund të vrasin edhe votën e deputetëve, jo vetëm të shqiptarëve sikurse bënë më 25 qershor”, thuhet në shkrimin e Rilindjes Demokratike.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: MINUTA E FUNDIT/ Besnik Mustafaj zbulon se cili eshte deputeti demokrat qe votoi Rucin
Artikull pasardhës: Basha flet per here te pare per 2 votat e PD qe shkuan ne favor te Rucit kryetar Kuvendi

TË FUNDIT

enea karakaci ps 2026

JO VETËM PROFIL – Enea Karakaçi, një teknicien si drejtues politik i PS- së për qarkun e Shkodrës për përmbysjen…

ShkodraWeb 22 March, 2026 0
benet beci turizmi

NGA BENET BECI – Turizmi nga potencial në realitet, Shkodra ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm

ShkodraWeb 27 September, 2025 0
fatlum nurja trafiku 2025

NGA FATLUM NURJA – Trafiku dhe kosto e autostradës, i kushtojnë Shkodrës të paktën 11 MLN euro në vit

ShkodraWeb 12 August, 2025 0

TË FUNDIT

  • AKU Shkodër bllokon mbi 110 ton fruta- perime, gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektin… 11 April, 2026
  • Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të… 11 April, 2026
  • VIDEO – Koçiu, Kumbaro dhe Beci takim me mësuesit e Shkodrës, në fokus rritja e cilësisë së mësimdhënies 11 April, 2026
  • Humbin jetën në banesat e tyre dy të moshuar, 87- vjeçari ka konsumuar mbidozë ilaçesh duke u vetëhelmuar 11 April, 2026
  • VIDEO – Përfundon rikonstruksioni i plotë i kopshtit në Bardhaj, investim i Bashkisë Shkodër… 11 April, 2026
  • VIDEO – Një strehëz e re për qentë endacakë në Shkodër, kryebashkiaku Beci zyrtarizon nisjen e punimeve 11 April, 2026
  • VIDEO – Kanosën 2 persona, babë e bir, policia e Shkodrës arreston 3 shtetas, zbulon aktivitet të paligjshëm… 11 April, 2026
  • “Disiplina” e FSHF fal Bregun dhe Ditën për gjestet antisportive në ndeshjen me Vllazninë për Kupë… 11 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • E TRISHTË – Ndërron jetë ish- kongresmeni, mbështetës i fortë i shqiptarëve e sidomos Kosovës… 10 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

bllokime aku shkoder 2026

AKU Shkodër bllokon mbi 110 ton fruta- perime, gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektin…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
arbnori topalli 2026

Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
takimi ndre mjeda

VIDEO – Koçiu, Kumbaro dhe Beci takim me mësuesit e Shkodrës, në fokus rritja e cilësisë së mësimdhënies

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humbin jetën në banesat e tyre dy të moshuar, 87- vjeçari ka konsumuar mbidozë ilaçesh duke u vetëhelmuar

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.