Skip to content
15 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Gazeta opozitare, RD: Pas Azemit, plani ishte të vritej Sali Berisha

ShkodraWeb 8 February, 2018
berishaHajdari

Zbardhen detaje të reja nga dosja e vrasjes shtetërore të Azem Hajdarit. Objektivi nuk ka qenë vetëm Azemi, por edhe Berisha që në atë kohë drejtonte opozitën. Plani do të ishte i njëjtë dhe se do të angazhoheshin strukturat shtetërore të krimit bashkë me Fatos Klosin.

Dosja “Hajdari” ka qenë një nga çështjet më të bujshme si dhe një dosje voluminoze. Vrasja e Azem Hajdarit, është cilësuar si vrasja e shekullit të ‘20. Një çështje që ka një vendim të kaluar në dy shkallët e gjykatave, nëpërmjet të cilit janë dënuar katër vetë. Vrasja e Azem Hajdarit gjithnjë është cilësuar një vrasje politike.

Jo sepse ai ka qenë deputet i Shqipërisë, për disa legjislatura, jo se ka qenë njeriu që ka kontribuar më shumë për rrëzimin e komunizmit dhe sjelljen e demokracisë, duke marrë dhe emrin Lideri i Dhjetorit, por se vrasja kishte motive politike. Pavarësisht se gjatë rrugës, për shkak dhe të aleancave fluide për hir të pushtetit, akuzat për vrasje politike të Azem Hajdarit u zbehën.

Ajo që përmendet më pak është një vendim i Gjykatës së Strasburgut. Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka konfirmuar se në Shqipëri ka patur një plan për vrasjen e Sali Berishës, në ngjarjet që pasuan ekzekutimin e deputetit demokrat, Azem Hajdari. Të dhënat kanë dalë në dritë në vendimin e zbardhur të gjykatës, që u dha fund shpresave të të dënuarve për vrasjen e Hajdarit mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, të fitonin pafajësinë.

Pikërisht, ekzistenca e një plani për vrasjen e Berishës gjykohet se është arsyeja kryesore për të cilën kryetari i Partisë Demokratike në atë kohë refuzoi të paraqitej si dëshmitar përpara gjykatave në Tiranë.

Gjykata e Strasburgut ka vlerësuar edhe arsyet që e shtynë Berishën të mos u përgjigjej pozitivisht disa kërkesave të gjykatës së Tiranës për të qenë dëshmitar në gjykimin e të akuzuarve për vrasjen e Azem Hajdarit. “Arsyet e sigurisë shpjegonin mosparaqitjen e tij. Në dritën e përpjekjeve për të vrarë z. Berisha, siguria e tij personale nuk mund të garantohej në gjyq”, thuhet në argumentimin e Gjykatës së Strasburgut.

Ndonëse Gjykata e Strasburgut nuk dha detaje për ato që i cilëson “përpjekje për të vrarë z. Berisha”, në shtypin shqiptar janë botuar raportime të ndryshme mbi një tentativë të mundshme për të ekzekutuar liderin demokrat. Njëri nga të dënuarit për vrasjen e Hajdarit ka përmendur edhe një implikim të shërbimeve sekrete, që ka patur si synim final vrasjen e Berishës. Vetë ish-kryeministri nuk udhëtoi për një kohë të gjatë në vendlindjen e tij, Tropojë, pas vrasjes së deputetit Hajdari. /RD/

Post navigation

Previous: ÇËSHTJA CEZ/ Flet Shkëlzen Berisha: Nuk është asgjë e vërtetë, është frikë e Ramës për…
Next: Çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme, e premte 9 shkurt 2018

TË FUNDIT

30 vjetori agron gjyrezi 2026

FOTO – Përkujtohet në 30- vjetorin e rënies oficeri i policisë Agron Gjyrezi, vlerësohet akti i tij sublim…

ShkodraWeb 15 July, 2026
andrea skanjeti 100 vite teater ne shkoder

Akademia e Shkencave boton librin “100 vjet teatër në Shkodër (1879-1979)”, me autor Andrea Skanjeti

ShkodraWeb 14 July, 2026
thoma gellci protesta 2026

NGA THOMA GËLLÇI – Protesta nuk matet me fotografinë që poston Taulanti…

ShkodraWeb 14 July, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Malisheva 10- vjeçare e Brdariç, turpëron Vllazninë 107- vjeçare të Martinit në Europë me “manita”… 15 July, 2026
  • FOTO – Përkujtohet në 30- vjetorin e rënies oficeri i policisë Agron Gjyrezi, vlerësohet akti i tij sublim… 15 July, 2026
  • VIDEO – Policia e Shkodrës nis monitorimin e ndotjes akustike, kontrolle në qytet dhe në Velipojë… 15 July, 2026
  • AMNISTIA – Përfitojnë mbi 1300 të burgosur, përjashtohen subjektet e SPAK, nis sot zbatimi… 15 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 15 korrik 2026… 15 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 15 korrik 2026… 15 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 15 korrik 2026… 15 July, 2026
  • Akademia e Shkencave boton librin “100 vjet teatër në Shkodër (1879-1979)”, me autor Andrea Skanjeti 14 July, 2026
  • NGA THOMA GËLLÇI – Protesta nuk matet me fotografinë që poston Taulanti… 14 July, 2026
  • Një lajm i rremë fut në “sherr” artistët e njohur shqiptarë, shkëmbejnë replika në rrjetet sociale… 14 July, 2026
  • NGA ERVIN SALIANJI – “Zgjedhorja” e “Territorialja”, 2 pazaret e mëdha Rama-Berisha, demokratët kundër bojkotit 14 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 korrik 2026… 14 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

malisheva vllaznia 2026

VIDEO – Malisheva 10- vjeçare e Brdariç, turpëron Vllazninë 107- vjeçare të Martinit në Europë me “manita”…

ShkodraWeb 15 July, 2026
30 vjetori agron gjyrezi 2026

FOTO – Përkujtohet në 30- vjetorin e rënies oficeri i policisë Agron Gjyrezi, vlerësohet akti i tij sublim…

ShkodraWeb 15 July, 2026
akus

VIDEO – Policia e Shkodrës nis monitorimin e ndotjes akustike, kontrolle në qytet dhe në Velipojë…

ShkodraWeb 15 July, 2026
burgosur duar 2026

AMNISTIA – Përfitojnë mbi 1300 të burgosur, përjashtohen subjektet e SPAK, nis sot zbatimi…

ShkodraWeb 15 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.