Skip to content
8 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • News

Gazeta britanike: Pse ka ardhur koha për të vizituar Shqipërinë

ShkodraWeb 5 years ago
0

Mediat britanike vazhdimisht i kanë kushtuar vëmendje Shqipërisë si një destinacion turistik. Së fundmi është Telegraph që i ka dedikuar një reportazh ku tregon pse është momenti i duhur për të vizatuar shtetin e moçëm shqiptar. Një grup prej 13 personash nga mosha 40 deri në 70, vizituan Shqipërinë dhe shkruan këtë artikull. Shqipëria i magjepsi britanikët, aq sa njëri prej vizitorëve ka blerë një shtëpi në Durrës, dhe në fakt artikulli nis me itinerarin e Durrësit, për të cilën vizitorët përshkruajnë bulevardin Epidam me të gjitha kafenetë që e rrethojnë.

Sipas pritshmërive të para, Durrësi është pikërisht ajo çfarë mund të presësh nga qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë. Kontejnerë të shumtë popullonin portin e Durrësit, ndërsa tragetet presin që nisen drejt Barit apo Anconas.

Trafiku rëndohet në rrugët e ngushta. Turistët akomodohen në hotelet e ndërtuara pas 1992 me rënien e komunizmit.

Amfiteatri i Durrësit shpalos një histori me shumë kapituj. Jo vetëm atë romane (duke qenë se u ndërtua ne kohë e perandorit Trajan), por edhe epokën Bizantine, dhe periudhën otomane që filloi të përhapej në shekullit e 15. Arena u mbulua në shekullin 16, ku mbi të u ndërtuan shtëpi.

Kështu, Durrësi përfaqësonte sipas Telegraph, një qytet mjaft të rëndësishëm të Perandorisë Romake, i njohur si Dyrrachium, dhe nga ku fillonte pikënisja e rrugës Egnatia, një rrugë që zgjaste 161 km drejt lindjes dhe që përfundonte në Stambollin e sotshëm.

Pjesë e grupit ishte dhe një eksperte e historisë antike, Carolyn, e cila ka punuar për Muzeun e Britanisë dhe që ka shërbyer si guidë në udhëtime në destinacione si Irani apo Arabia Saudite. Ajo e ka pëlqyer aq shumë Shqipërinë sa që ka blerë një shtëpi në Durrës.

Njohuritë e saj i testuan në Lezhë, 72 km në veri të Durrësit, ku ajo tregoi se problemi kryesor me ilirët ishte se nuk kishin një kulturë të shkruar.

Më parë ishte një tempull ilir, dhe më vonë u bë katedralja e Shën Nikollës, sot është një mauzoleu dedikuar Gjergj Kastriotit, një figurë ushtarake, i njohur si Skënderbeu.

Pika e fundit, kryeqyteti i Shqipërisë
Udhëtimi në Shqipëri përfundoi me një vizitë në kryeqytet. Tirana është një qytet plot gjallëri, me baret që mbizotërojnë në zonën e Bllokut.

Muzeu Kombëtar, në kryeqytet, hedh dritë për epokën ilire. Në brendësi kemi armatime bonzi të shekullit të tretë para erës sonë, helmeta dhe armatime të tjera, memoriale përkujtimi për njerëzit e rënën në luftë, dhe ornamente të tjera të shekullit të pestë para erës sonë, s vazo etj.

Për të parë shfaqje të tilla, ka mundësi të shumta. Për të “spiunuar” trashëgiminë ilire, Shqipëria ofron disa pika tërheqëse. Ndër to është Bylis në afërsi të Fierit, në të cilin ju mund të shihni një ndërthurje të kulturës ilire dhe romake. Një tjetër amfiteatër e shekullit të tretë para erës sonë, e kulturës ilire pozicionohet në majë të një kodrine në Bylis. Pjesa më e madhe e arkitekturës së tij është venitur me kalimin e kohës, por madhësia është gjithsesi e dukshme edhe në ditët e sotme./balkanweb/

Continue Reading

LAJM PARA: Le Monde zbulon projektin danezo-austriak për ngritjen e kampeve të azilantëve në Shqipëri
LAJM PAS: Maskat në aksion natën, vjedhin dy lokalet dhe godasin pronarin

TË FUNDIT

6 vite pas përfundimit të mandatit dhe 15 vjet pas emërimit largohet nga Gjykata Kushtetuese Vitore Tusha…
  • News

6 vite pas përfundimit të mandatit dhe 15 vjet pas emërimit largohet nga Gjykata Kushtetuese Vitore Tusha…

2 weeks ago
FOTO – Big Brother VIP, Kiara Tito rrëzohet në tokë dhe shpërthen në lot, niset drejt shtëpisë ambulanca…
  • News

FOTO – Big Brother VIP, Kiara Tito rrëzohet në tokë dhe shpërthen në lot, niset drejt shtëpisë ambulanca…

4 weeks ago
“Demokratët nuk mund të jenë pjesë e PL- së së Metës”, Alibeaj paralajmëron kandidatura në të gjithë vendin për 14 maj
  • News

“Demokratët nuk mund të jenë pjesë e PL- së së Metës”, Alibeaj paralajmëron kandidatura në të gjithë vendin për 14 maj

2 months ago

TË FUNDIT

  • “Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • “Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • “Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • “KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…
  • FOTO – “Mbështetja e një shteti mik…”, Bardh Spahia takime me zyrtarë të lartë italianë, i fton për vizitë në Shkodër
  • MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi

TË FUNDIT

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • Aktualitet

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”

1 hour ago
“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • Aktualitet

“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë

2 hours ago
“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • Aktualitet

“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…

2 hours ago
“KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…
  • Aktualitet

“KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.