Gara “Triathlone” për të 10-in vit në Shkodër, vazhdon tradita e eventit sportiv në Shirokën tursitike…

Triathlone Labeat, si çdo vit, vazhdon traditën e saj aty ku lindi, në Shirokën e Shkodrës. Për të 10-in vit rradhazi, Triathlone Labeat mirëpret në garën e saj, sportistë dhe profesionistë nga e gjithë Shqipëria.

Triathlon Labeat është një aktivitet i organizuar prej 10 vitesh nga Shoqata Shkodra Sport në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër në kuadër të zhvillimit të Sportit dhe Turizmit në Liqenin e Shkodrës si dhe promovimit të aktiviteteve fizike dhe çiklizmit tek grupmoshat e ndryshme.


Triathlon është një kompeticion i cili përbëhet nga 3 tipe garash: Not, çiklizëm dhe vrapim, me më shumë se 100 pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi duke sjellë në vëmendje të qytetarëve lidhjen e vecantë që qyteti i Shkodrës ka me biçikletat si dhe me aktivitetet e tjera sportive.

Ky event mbështet fushaten e Ndërgjegjësimit “Për një zemër të shëndetshme”, organizuar nga Fakulteti i Mjeksisë në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Nefrologjisë me fokus promovimin e rëndësisë së aktivitetit fizik në shëndetin e zemrës.

Garat do të zhvillohen ditën e diel në Shirokë, ku deri tani ka një numër të konsiderueshëm pjesëmarrësish që janë rregjistruar për garën. Regjistrimet për garën vazhdojnë të jenë të hapura.