Skip to content
13 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Politika

“Gara për Shkodrën nuk është politike, por ofertash zhvillimi”, Benet Beci: Nuk jam dakord që Drejtoria Arsimore të jetë në Lezhë

ShkodraWeb 3 May, 2023
benet beci a2cnn 2023

Kandidati socialist për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci, nuk pranon ta konsiderojë një garë politike, por një garë ofertash zhvillimi për këtë bashki, betejën për zgjedhjet lokale të 14 majit. Në studion e “Debatit” në A2 CNN ai foli për 3 shtyllat kryesore ku mbështetet programi i tij.

“Kjo kohë e betejave, bastioneve e ka kthyer Shkodrën në peng të problemeve politike. Nuk do gjeni artikulim politik në fjalën time. Është një program ekonomik investimesh. Në Shkodër mungojnë shumë elementë të një qyteti 2023. Të ardhurat ekonomike janë të ulëta, nuk përfaqëson më atë ndriçimin kulturor historik që ka pasur në shekuj. Programi është i lidhur me rikthimin nga fjala bastion në një perlë të veriut. Janë 3 akse: bashkia në punë, kthimi në një qendër rajonale dhe bashkia e hapur, këto janë tre shtyllat e programit tim”.

Duke i shtjelluar më konkretisht këto shtylla të programit të tij, Beci tha se bashkia që ditën e parë do të realizojë detyrat e saj, nga asfaltimi te plehrat, apo investimet e domosdoshme si zgjerimi i urës së Bahçallëkut për t’i dhënë zgjidhje trafikut, liqenin e lundrueshëm. Dhe shtylla e fundit bashkëpunimi dhe komunikimi me qytetarët.

“E para një bashki që punon realizon detyrat asfaltimin, rrugët e biçikletave, kanalizimet, ujërat e zeza, tregjet, plehrat, fasadat e çdo detyrë që ka një bashki. Për këtë duhet të riorganizohet puna që të kthehet në një vend të funksionueshëm. Sot Shkodra është larg standardeve.

E dyta, investimi për ta kthyer në qendër rajonale. Janë dy investimet që janë duke u bërë dhe në diskutim ura e Bunës, dhe rruga që lidh Shëngjinin e Velipojën, njëra ka filluar tjetra në proces. Hyrja e Shkodrës ka vështirësi e madhe. nga harku i Bërdicës ka një problem trafiku. Duhet zgjeruar ura Bahçallëkut dhe në Shkodër do hyhet me një projekt të detajuar. Zgjidhje e trafikut dhe zgjerimin e urës së Bahçallëkut. Liqeni i Shkodrës do të bëhet i lundrueshëm. Kemi përfunduar dy mole. Nuk ka një shesh për aktivitete në Shkodër. Rruga e Dukagjinit është e domosdoshme për t’u lidhur dhe për të dalë në të gjithë zonat.

Shtylla e tretë është bashkëpunimi me qytetarët, për ta hapur bashkinë për të pranuar donacione e projekte dhe të jenë të lidhura me komunikimin nevojat dhe shqetësimet e banorëve”.

Sipas tij kjo është gjuha që duan të dëgjojnë shkodranët për zhvillimin e qytetit të tyre, ndërsa bastioni është përdorur politikisht.

“Ajo që lexoj qartësisht është se kjo është gjuha që duhet folur në Shkodër, nuk mund të vazhdojnë më me bisedat pa bukë dhe bisedat për zhvillim. Ne do të bisedojmë si zhvillohet qyteti. Kjo kërkon punë dhe puna do të fillojë që ditën e parë dhe është një garë ofertash zhvillimore dhe eksperienca për të zhvilluar Shkodrën nuk është garë politike. Bastioni është përdorur politikisht i mëshojnë gjithë kohës këtij fakti gjithnjë”.

I pyetur nga gazetari Ilir Alija i cili e quan ofendim për Shkodrën mos vendosjen e drejtorive rajonale në Shkodrës dhe sidomos të asaj të arsimit, Beci u shpreh i vendosur për të ndërhyrë në këtë strukturë.

“Nuk jam dakord që Drejtoria Arsimore të jetë në Lezhë, në mënyrë absolute dhe të vendosur për të ndërhyrë në këtë strukturë. Nuk do ta quaja ofenduese, se është bërë në të gjithë Shqipërinë”.

Votën e shkodranëve e kërkon me bilancin e punëve të arritur deri më tani dhe premton projekte shumë të bukura për Shkodrën.

“Kam bërë projekte, rrugë, kam punuar më donatorët, kam dyfishuar fondet për të ndryshuar qytete të tëra. Kam ardhur në Shkodër për ta bërë këtë në Shkodër. Kam projekte shumë të bukura për Shkodrën”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: “I kemi nisur qeverisë 92 projekte, ka mbështetur vetëm 4”, Bardh Spahia: Shkodra është mësuar, ia del e vetme
Artikull pas: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 3 maj 2023…

TË FUNDIT

dom vlash palaj thethi 2025
  • Kryesore

NGA DOM VLASH PALAJ – Ligji është mbi çdo gja, atëherë kur ne kena shkel mbi njerëzinë tonë…

ShkodraWeb 13 July, 2025
kuvendi i burrave te thethit 2025
  • Kryesore

VIDEO – Shembjet në Theth, mblidhet Kuvendi i Burrave, sipas traditës, në oborrin e kishës së fshatit…

ShkodraWeb 13 July, 2025
minuta fundit
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Aksidenti i radhës me motomjet, humb kontrollin në Qafë Mali- Fierzë, përfundon në spital

ShkodraWeb 13 July, 2025

TË FUNDIT

  • NGA DOM VLASH PALAJ – Ligji është mbi çdo gja, atëherë kur ne kena shkel mbi njerëzinë tonë… 13 July, 2025
  • VIDEO – Shembjet në Theth, mblidhet Kuvendi i Burrave, sipas traditës, në oborrin e kishës së fshatit… 13 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Aksidenti i radhës me motomjet, humb kontrollin në Qafë Mali- Fierzë, përfundon në spital 13 July, 2025
  • VIDEO – Dajçi, në breg të Bunës, destinacion gjithnjë e më tërheqës edhe për turistët e huaj… 13 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Humb drejtimin e makinës dhe përplaset me motorin në Shelqet, 66- vjeçari në spital… 13 July, 2025
  • VIDEO – Operacioni “Koordinata”, kapen edhe 3 mijë rrënjë kanabis në qarkun e Shkodrës, procedohen 2… 13 July, 2025
  • VIDEO – Zbulohet në Velipojë hoteli që nuk kishte deklaruar 2.3 mln euro përgjatë 5 viteve të fundit… 13 July, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 13 korrik 2025… 13 July, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 13 korrik 2025… 13 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet pa shenja jete në sediljen e pasme të një veture 50- vjeçari në Shkodër 12 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Shpërthen bombula e gazit në lagjen “Partizani” në Shkodër, përfundon në spital një person 12 July, 2025
  • VIDEO – “Legen, afrohu se qenke i fortë ti”, deputetët e PD- së Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth 12 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

dom vlash palaj thethi 2025
  • Kryesore

NGA DOM VLASH PALAJ – Ligji është mbi çdo gja, atëherë kur ne kena shkel mbi njerëzinë tonë…

ShkodraWeb 13 July, 2025
kuvendi i burrave te thethit 2025
  • Kryesore

VIDEO – Shembjet në Theth, mblidhet Kuvendi i Burrave, sipas traditës, në oborrin e kishës së fshatit…

ShkodraWeb 13 July, 2025
minuta fundit
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Aksidenti i radhës me motomjet, humb kontrollin në Qafë Mali- Fierzë, përfundon në spital

ShkodraWeb 13 July, 2025
dajci plazh 2025
  • Kryesore

VIDEO – Dajçi, në breg të Bunës, destinacion gjithnjë e më tërheqës edhe për turistët e huaj…

ShkodraWeb 13 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.