Skip to content
5 December, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Opinione

“Fyerjet pa fre të analistëve, as shkarje goje, as lapsus…duket se i motivon…”

ShkodraWeb 6 years ago

Lajmet më të bujshme të ditëve të fundit kanë qenë fyerjet me fjalor banal të analistëve të njohur për njëri-tjetrin, siç kanë qenë rastet e Gazmend Bardhit dhe Mustafa Nanos, të Alfred Lelës dhe Shpëtim Nazarkos, të Lorenc Vangjelit dhe Klodiana Lalës, të Arjan Çanit dhe Denis Dyrnjasë. Këto fyerje kanë qenë garnitura e një pjate skandalesh me në qendër dy ministrat socialistë, Tahirin dhe Xhafajn. Pikërisht në sulm ose në mbrojtje të tyre janë lëshuar bataretë e fyerjeve nga njerëz që, siç kemi qenë dëshmitarë shumë e shumë herë të tjera më parë, janë të aftë të artikulojnë me elegancë dhe etikë të admirueshme çështje nga më komplekset. Ky fenomen, pra, nuk është ndonjë lapsus individual që mund të shpjegohet me “shkarje” të gojës apo të mendjes së analistit.

Te fyerjet e analistëve ka diçka sintetike. Filozofi gjerman Kant, kur bënte dallimin ndërmjet gjykimit analitik dhe gjykimit sintetik, thoshte se i pari nuk na jep informacion të ri për subjektin që trajton, ndërkohë që i dyti, duke qenë sintezë e subjektit me një predikat që nuk është cilësi e domosdoshme e tij, na jep informacion të ri për subjektin. Me fjalë të tjera, ndërsa gjykimi analitik është tautologjik (e barazon një gjë me vetveten, duke na treguar vetëm pjesët përbërëse të saj: A-ja është A), gjykimi sintetik është paradoksal (e barazon një gjë me diçka të ndryshme prej asaj vetë: A-ja është B).


Esenca e analistëve, për sa kohë ekzistojnë si të tillë, është të bëjnë analizë. Pra, të shprehin në mënyrë sa më shteruese faktorët, shkaqet dhe pasojat e një fenomeni (të cilat fenomeni i shfaq, por vetëm analisti ka aftësinë t’i dallojë), problemet dhe zgjidhjet e një situate (e cila pret të analizohet), apo kostot dhe përfitimet nga një vendim (të cilat analisti i dallon më mirë se të tjerët). Kjo gjë pritet prej Nanos, Nazarkos, Lelës, Vangjelit etj. Të paktën nga publiku, i cili e merr seriozisht në konsideratë ekzistencën e tyre si analistë. Dhe duhet thënë se të lartpërmendurit, deri para pak ditësh, kanë qenë në lartësinë e pritshmërive publike. Por fyerjet pa fre të kohëve të fundit e kanë vënë seriozisht në dyshim gjykimin analitik të analistëve tanë. Nëse e analizojmë situatën e analistëve vëmë re se i motivon diçka sintetike – diçka që nuk i përket domosdoshmërisht dhe apriori analistit si subjekt. Ky është një motiv që e tejkalon temën e debatit, e tejkalon fenomenin, ngjarjen apo vendimin, i tejkalon rregullat e arsyetimit dhe, përfundimisht, e tejkalon etikën e komunikimit. Analistët, të cilët më parë kur shkëlqenin në punën e tyre nuk na thoshin ndonjë gjë të re, por vetëm elemente të asaj që dihej, sot me dështimin për të bërë analizë po na thonë se ekzistenca e tyre, qysh në krye të herës, paskësh qenë e lindur nga sinteza.

Nuk ka rëndësi nëse kjo është sinteza e një mbrojtjeje të paepur me një vilë në bregdet, apo sinteza e një shkrimi militant me një shumë të madhe parash, apo sinteza e një komenti të hollë me një vend pune për familjarët. Problemi i thellë është se kur analiza lind nga sinteza, analiza i përket botës së dukjes, jo asaj të qenies. Ajo pushon së qenuri. Me këtë nuk po them se analistët nuk duhet të kenë motive materiale në punën e tyre. Por nëse të vetmet motive që i lëvizin janë ato materiale, e aq më tepër të lidhura me shërbime ndaj klaneve të ndryshme të politikës, nuk ka pse habitemi që debatet mes tyre të degjenerojnë në fyerje me fjalor rruge. E ndoshta pikërisht këto fyerje janë shenja më e qartë se Reforma në Drejtësi po ndodh. Edhe në mos sjelltë drejtësi, por vetëm vullnetin politik të superfuqisë amerikane në periferinë shqiptare, ajo po e kërcënon ekzistencialisht sintezën që i polli “analistët”. /Nga Klementin Mile, Pedagog në UET/

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: Fatmiri dhe Fatkeqi!
Lajmi pasues: “Sulmet ndaj ministrit Xhafajt, frikë dhe dëshpërim nga të korruptuarit…”

TË FUNDIT

NGA ARTAN FUGA – Ambasadori Nano në Zvicër, pjesë e një atmosferë të turpshme folklorizimi të Shqipërisë
  • Kryesore

NGA ARTAN FUGA – Ambasadori Nano në Zvicër, pjesë e një atmosferë të turpshme folklorizimi të Shqipërisë

21 hours ago
OPINION NGA KLODIAN KOJASHI – Le të ndizen dritat…
  • Kryesore

OPINION NGA KLODIAN KOJASHI – Le të ndizen dritat…

3 days ago
NGA QAMIL GJYREZI – Muzika e ndaluar dhe fati i muzikantëve të shtypur në periudhën e diktaturës në Shqipëri
  • Kryesore

NGA QAMIL GJYREZI – Muzika e ndaluar dhe fati i muzikantëve të shtypur në periudhën e diktaturës në Shqipëri

1 week ago

TË FUNDIT

  • “Furgoni rrëmben fëmijë”, Policia e Shkodrës përgenjeshtron lajmin e disa mediave: Është i pavërtetë… 5 December, 2023
  • Policia e Shkodrës shpall në kerkim 46- vjeçarin nga Mjeda, u perplas me mjetin e tij me një tjetër dhe u largua… 5 December, 2023
  • VIDEO – Prezantohet projekti i transformimit të zonës së Zdrales në Shkodër, do të jetë shumëdimensional… 5 December, 2023
  • FOTO – Arrestohet në Shkodër 18 vjeçari nga Malësia e Madhe, iu gjet një qese me fara të bimës kanabis sativa… 5 December, 2023
  • E TRISHTË – Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Mirush Kabashi, “Nderi i Kombit”… 5 December, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 5 dhjetor 2023… 5 December, 2023
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 5 dhjetor 2023… 5 December, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 5 dhjetor 2023… 5 December, 2023
  • NGA ARTAN FUGA – Ambasadori Nano në Zvicër, pjesë e një atmosferë të turpshme folklorizimi të Shqipërisë 4 December, 2023
  • VIDEO – Kryeministri Rama mbyll vizitën në Shkodër, reagon për mediat ish- kryebashkiaku Bardh Spahia… 4 December, 2023
  • “Shkodrën e kemi prioritet kryesor”, kryeministri Rama: Shkodranët kuptuan se nuk mund ti bien fyellit në një vrimë 4 December, 2023
  • “Do të dijë të përdori edhe këmbën e djathtë”, Rama batuta për Becin në Shkodër: Të majtën se ia hedhim topat ne… 4 December, 2023

TË FUNDIT

“Furgoni rrëmben fëmijë”, Policia e Shkodrës përgenjeshtron lajmin e disa mediave: Është i pavërtetë…
  • Aktualitet

“Furgoni rrëmben fëmijë”, Policia e Shkodrës përgenjeshtron lajmin e disa mediave: Është i pavërtetë…

4 hours ago
Policia e Shkodrës shpall në kerkim 46- vjeçarin nga Mjeda, u perplas me mjetin e tij me një tjetër dhe u largua…
  • Aktualitet

Policia e Shkodrës shpall në kerkim 46- vjeçarin nga Mjeda, u perplas me mjetin e tij me një tjetër dhe u largua…

7 hours ago
VIDEO – Prezantohet projekti i transformimit të zonës së Zdrales në Shkodër, do të jetë shumëdimensional…
  • Kryesore

VIDEO – Prezantohet projekti i transformimit të zonës së Zdrales në Shkodër, do të jetë shumëdimensional…

10 hours ago
FOTO – Arrestohet në Shkodër 18 vjeçari nga Malësia e Madhe, iu gjet një qese me fara të bimës kanabis sativa…
  • Aktualitet

FOTO – Arrestohet në Shkodër 18 vjeçari nga Malësia e Madhe, iu gjet një qese me fara të bimës kanabis sativa…

10 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.