Skip to content
11 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Futi ne Angli droge me vlere 60 mln pound, denohet me 17 vite shqiptari 30- vjecar

ShkodraWeb 7 August, 2017
bosdrogeangl
Një bos shqiptar droge, përgjegjës për futjen e një sasie kokaine me vlerë 60 milion paund në perëndim të Londrës është dënuar me 17 vite burg nga një gjykatë britanike. 30 – vjeçari Klodian Copja u dënua nga Kingston Crown Court, pasi u shpall fajtor për 3 akuza, atë të shpërndarjes së drogës së Klasit A, të Klasit C dhe të importit të drogës së Klasit A. Copja u kap nga Policia Metropolitane pas zbulimit të një rrjeti të shpërndarjes së kokainë në Britani nga Prilli i vitit 2013 deri në Korrik të 2015 -ës. Shqiptari ishte koka e një rrjeti të madh të shpërndarjes së kokainës, përgjegjëse për importimin e një sasie droge që kapte vlerë e 60 milion paundëve.
Met (Polici Metropolitane), në bashkëpunim me një numër të madh forcash të policisë nëpër Britani, zhvilloi një hetim të detajuar mbi lëtë rrjet të shpërndarjes së drogës që çoi në dënimin e 42 personave me një total prej 360 vitesh heqje lirie. Gjatë periudhës së parë, nga Prilli i vitit 2013 deri në Korrik të po këtij viti, efektivët e Met punuan me kolegët e tyre në Kent, West Midlands, Bedfordshire dhe Thames Valley për të kryer një operacion përgjimesh mbi rrjetin e drogës të shqiptarit Copja.
Kjo çoi në arrestimin e 12 personave, klientë apo shpërndarës të drogës së Klasit A, me një vlerë prej rreth 2.5 milion paund. Ata u dënuan me 166 vite burg në total.
Në Korrik të 2013 -ës, oficerët e policisë së Met ndaluan korrierët e 30 – vjeçarit Copja, me një sasi prej 11 kilogramë kokainë, 6.5 kilogramë heroinë dhe 3 kilogramë kanabis në zonën e Earls Court të Londrës. Gjatë arrestimeve, Copja u pa duke lëvizur me makinë në shtëpinë që konsiderohej si e sigurt nga grupi, përpara se të arratisej nga Britania po atë ditë.
30 – vjeçari u rikthye në këtë shtet në Mars të 2014 -ës dhe hetimi mbi rrjetin e tij vijoi. Mes Marsit të 2014 -ës dhe Korrikut të 2014 -ës, policia zbuloi se Copja kishte punësuar një rrjet të ri korrierësh. Një prej tyre u identifikua si korrieri që bënte rrugë çdo jave në Maidstone, Kent, ku ai takohej me një kamion që importonte kokainë nga kontinenti në Britaninë e Madhe.
Një moment që droga mbërrinte në Britani, korrieri e shpërndante atë nëpër grupet e shumta të organizuara kriminale nëpër Londër, Birmingham, Leicester dhe Nottingham.Copja u arratis sërish nga Britania e Madhe dhe rrjeti i tij u mbyll.
Hetimet zbuluan se ky rrjet kishte importuar përafërsisht 540 kilogramë kokainë, me vlerë rreth 23 milion paund, përpara se të ndaloheshin. Copja u rikthye në Britani sërish në Tetor të 2014 -ës dhe po rindërtoi rrjetin e tij të shpërndarjes së kokainës. Përgjimet telefonike e implikonin Copjan për orkestrim të rrjetit jashtë vendit. Pasi mori vesh se bashkëpunëtori i tij ishte arrestuar, ai qëndroi në arrati deri në Mars të 2017 -ës, kur u arrestua në Greqi dhe u ekstradua drejt Britanisë së Madhe. Klodjan Copja u dënua nga Gjykata e Kingston më 4 Gusht./tvklan.al

Post navigation

Previous: Foto/ Edi Rama publikon raportin e dale nga degjesat me qytetaret ne Lezhe
Next: “Kenga dhe vallja shqipe na bashkon”, manifestimi mbarekombetar ne Plave e Guci

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
marjana koceku 2026

Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?!

ShkodraWeb 10 July, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 10 korrik 2026…

ShkodraWeb 10 July, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?! 10 July, 2026
  • NGA EVA VATOCI – Ku ishte shteti para se të ndodhte tragjedia…? 10 July, 2026
  • VIDEO – Xhelozia shkaktoi tragjedinë e çiftit Ziçi në Shkodër, kjo është pista që po heton policia… 10 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
  • VIDEO – Vllaznia fiton me përmbysje derbin shqiptar në Conference League, Brdariç rikthehet me humbje në Shkodër 9 July, 2026
  • RAPORTI – 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë, Shqipëria po humbet fuqinë punëtore… 9 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 9 korrik 2026… 9 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 9 korrik 2026… 9 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
marjana koceku 2026

Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?!

ShkodraWeb 10 July, 2026
shtjefen zici eva vatoci 2026

NGA EVA VATOCI – Ku ishte shteti para se të ndodhte tragjedia…?

ShkodraWeb 10 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.