E RËNDË/ Futet për të kaluar natën në kabinë elektrike dhe nuk del më i gjallë që aty…

Gjendet i pajetë një person në Tiranë. Mësohet se bëhet fjalë për një endacak, i cili është futur për të fjetur në një kabinë elektrike dhe ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur te ‘Libri Universitar’ në kryeqytet.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti dhe mosha e viktimës. Ndërkaq, në polici është shoqëruar një person që ishte me viktimën. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.