Skip to content
10 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Opinione

Futbollisti i Vllaznisë mesazh publik për bashkëqytetarin: Ti je heroi i vërtetë në këtë vend Agur!

ShkodraWeb 3 March, 2018
ribajAgurVrenozi

Nga Andi RIBAJ

U Prefsh Ne Paqe Agur Vrenozi ?❤. Sot përcjellim përgjithmonë mikun e të afërmin tonë Agur Vrenozi! Zemra e tij e madhe sot nuk punon më! Ndali në mesnatë e detyruar nga plumbat e ca kriminelëve të ndyrë.

Zemra jote ndali në moshën 53 vjeçare Agur, kur kishte edhe shumë për të bërë… shumë për të dhënë…mirësi, dhembshuri e dashuri për fëmijët e tu, për nipçet e mbesat që do të vijnë… miqësi për ne të tjerët!

Le pas katër fëmijët e tu të shtrenjtë, Denisën, Siborën, Nikon dhe Kleon dhe bashkëshorten, Lirinë. Nënën dhe babain tënd i le me një brengë të madhe mik i mirë!

Ti je heroi i vërtetë në këtë vend Agur! Ti je ai që nuk u tërhoqe e as u trembe përballë krimit sepse vendose mirësinë dhe humanizmin përballë frikës. Ka ende njerëz të mirë ky vend, dhe ti ishe një ndër ta! Dhe ti je një shembull!

Fëmijët e tu duhet të krenohen me ty, gjithë jetën e tyre, Agur! Se ndërsa të tjerët vrasin ti mbrove. Se ndërsa të tjerët helmojnë e drogojnë ti e gëzove e shpëtove një familje tjetër. Sepse ndërsa të tjerët vjedhin ti dhe edhe jetën! Jetojmë në një vend plot me sepse e përse Agur!

Jetojmë në një vend ku ujrat e zeza nuk rrjedhin nën këmbët tona, por lartë, deri në gjykatat që liruan vrasësin tënd!

Jetojmë në një vend ku ambulanca do 20 minuta të vijë në një qytet si Fieri! Si Fieri!!!

Jetojmë në një vend ku çdo normë nëpërkëmbet, ashtu si dje, kur ca palo portale për ca klikime publikuan foton tënde të mbytur në gjak! Nuk ia kanë dëgjuar kurrë emrin etikës, e nuk e njohin as njerzillëkun! Nuk pyesin për ndjenjat e zemrat e jetët e atyre familjarëve të dërrmuar.

Ne jetojmë ende këtu Agur, ti ike.

Ka pak heronj sot! Shumë pak. Ti je njëri nga ata.
Të qoftë dheu i lehtë! I paharruar kujtimi yt, vepra jote humane!

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: FOTO/ 4 shqiptarët që kandidojnë për deputetë nesër në zgjedhjet në Itali
Artikull pas: E vërteta prapa fotografisë së 4- vjeçarit që e kaloi i vetëm shkretëtirën nga Siria

TË FUNDIT

mark pashkja ligji barazi gjinore 2025
  • Kryesore

NGA DOM MARK PASHKJA – Na i kurseni urimet e Pashkëve dhe të Bajramit….

ShkodraWeb 7 November, 2025
gjuraj libri 2025
  • Kryesore

NGA TONIN GJURAJ – “Enciklopedia e Dhimbjes: Kronika e Emigrimit në Vargje”, ana tjetër e emigrimit…

ShkodraWeb 3 November, 2025
kongresi drejtshkrimit 2025
  • Kryesore

OPINION – Nevoja për hartimin dhe publikimin e një fjalori për dialektin Gegë, si detyrim për Gjuhën Shqipe

ShkodraWeb 27 October, 2025

TË FUNDIT

  • KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato… 9 November, 2025
  • Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë 9 November, 2025
  • Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë 9 November, 2025
  • EMRI – Humbi jetën duke riparuar një defekt interneti, kush është 38- vjeçari nga Shkodra… 9 November, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet trupi i pajetë i një 65- vjeçari, policia jep informacionet e para… 9 November, 2025
  • ZGJEDHJET E PJESSHME – Mbi 334 mijë shqiptarë votojnë për 5 bashki, 13 kandidatë në garë… 9 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 9 nëntor 2025… 9 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 9 nëntor 2025… 9 November, 2025
  • “Jam Mysliman”, ateisti i deklaruar , shkrimtari Ben Blushi, provokon me titullin e librit të tij më të ri… 8 November, 2025
  • VIDEO – Vllaznia mund Dinamon në një ndeshje të vështirë, vendos Balaj ndërsa heroi është Pohls… 8 November, 2025
  • Parandalohet një rast i gjuetisë së paligjshme në Shkodër, kapen 3 armë gjahu, municion dhe radio… 8 November, 2025
  • Aksident në mes të Shkodrës, makina përplaset me motorin, përfundon në spital 19- vjeçari… 8 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

geshtenja pjekura 2025
  • Aktualitet

KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato…

ShkodraWeb 9 November, 2025
arrestim pranga
  • Aktualitet

Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë

ShkodraWeb 9 November, 2025
policia rrugore 2024
  • Aktualitet

Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë

ShkodraWeb 9 November, 2025
minuta fundit 2025
  • Aktualitet

EMRI – Humbi jetën duke riparuar një defekt interneti, kush është 38- vjeçari nga Shkodra…

ShkodraWeb 9 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.