E BUJSHME – Futbollisti i njohur shqiptar mund ti bashkohet në janar ekipit të Barcelonës…

Barcelona ka në listën e dëshirave të transferimit të muajin janar futbollistin shqiptar të Arsenalit Shkodran Mustafi.


“El Mundo Deportivo” raporton se klubi katalanas e konsideron lojtarin e kombëtares gjermane si njërin prej alternativave për të zgjidhur situatën emergjente në prapavijë pas dëmtimit të rëndë të Zherard Pikesë.

Duke parë se Mustafi aktivizohet shumë pak me “Topçinjtë”, Barcelona mund të vihet në lëvizje në merkaton e dimrit për ta sjellë ish-lojtarin e Valencias në “Kamp Nou”. Duke parë koston e ulët të 28-vjeçarit (12 milionë euro), Barça nuk do ta kishte aspak të vështirë të shpenzonte për qendërmbrojtësin e Arsenalit.

ShkodraWeb Channel